Muaji i Ramazanit, Meta: Të pendohemi për gabimet tona e t’i kërkojmë falje Zotit për gjithçka

Muaji i Ramazanit, Meta: Të pendohemi për gabimet tona e t’i kërkojmë falje Zotit për gjithçka

Ilir Meta

Një ditë para nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti Ilir Meta ka bërë një urim për të gjithë besimtarët myslimanë. Meta thotë se koha kur jetojmë, reflekton probleme të shumta, brenda familjeve shqiptare, por edhe në mbarë shoqërinë tonë ndaj duhet të pendohemi për gabimet tona e t’i kërkojmë falje Zotit për gjithçka, duke u përmirësuar në funksion të përqafimit të vlerave më të mira hyjnore

"Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë,
Nga zemra u uroj ju dhe mbarë popullit, Gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit, muajin e sakrificës e të reflektimit, por edhe të dhënies së provave të pafundme të forcës së besimit në Zot!

Agjërim të lehtë, të shëndetshëm dhe të pranuar, mbarësi dhe begati në familjet tuaja dhe Zoti ju ndihmoftë për ta përmbushur atë më së miri!

Ky Muaj i madhërishëm, jo vetëm lartëson shpirtin dhe e pastron atë nga veset, por kthjellon mendjen e rikthen gëzimin. Ramazani është sfida që njeriu i bën vetes në raport me përmbushjen e përgjegjësive të tij para Zotit, por edhe para familjes, shoqërisë e kombit. Më shumë shpresë e besim, dashuri, paqe e kohezion social, vëllazëri, drejtësi e solidaritet, janë mesazhet që përcjellim këtë Muaj.

Koha kur jetojmë, reflekton probleme të shumta, brenda familjeve shqiptare, por edhe në mbarë shoqërinë tonë. Mungesa e dashurisë, solidaritetit e humanizmit, padrejtësitë, korrupsioni, arroganca dhe egoja e pafre, inati e smira, interesi personal, por dhe lakmia, shpeshherë godasin rëndë ekuilibrat shoqërorë dhe vlerat më të mira fetare, njerëzore e kombëtare, me të cilat ne krenohemi.

Rinia sot është e prekur nga krimi, droga, bixhozi e fajdet, largimi nga arsimi e edukimi cilësor, papunësia dhe fenomene të tjera negative. Në këtë Muaj të shenjtë, të reflektojmë për të bërë ç’është e mundur, për pastrimin shpirtëror, moral e social të rinisë sonë dhe për forcimin e shtyllës më të fortë të shoqërisë, familjes.

Kemi nevojë, dhe agjerimi e jep këtë mundësi, të pendohemi për gabimet tona e t’i kërkojmë falje Zotit për gjithçka, duke u përmirësuar në funksion të përqafimit të vlerave më të mira hyjnore e humane që na mundësojnë një të ardhme më të begatë, në familjen europiane.

Le të shërbejë ky Muaj, si mesazh i qartë, se bashkërisht duhet të përpiqemi dhe pavarësisht sakrificave që kërkohen, të afrojmë më shumë zemrat tona, të zgjatim dorën e bashkëpunimit dhe të unifikojmë shqetësimet e të gjejmë zgjidhjen e tyre. Vendi ka nevojë për shpresë dhe të bashkuar ne duhet dhe mund t’ja dalim!
GËZUAR MUAJIN E SHENJTË TË RAMAZANIT!"
, u shpreh Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 05/05/2019 16:50

    ke te drejte zoti presilesh po i pate ren pishman te luten kthe floririn e krrabes, edhe leket e droges te lazaratit

    Përgjigju
  • anna: 05/05/2019 16:45

    Sa mekate keni ju ser president sa zoti nuk ka asnje munsi te te degjoje ato qe i di.

    Përgjigju
  • Mire: 05/05/2019 16:21

    Ti zoti prisident ke vrare ke vjedhur popullin as zoti nuk do te fale

    Përgjigju
  • Floriri: 05/05/2019 16:16

    Faljet ndaj zotit behen ne heshtje e nuk I degjon njeri , ne kete pike Beni si te doni , por duhet ti kerkuni falje popullit qe po e terhiqni zvarre per 30 vjet e hedhur fajin njeri tjetrit Meqe je I pari I vendit bashke me zonjen e pare shume besimtare ne Zot jepni shembullin e faljes para popullit e jo si mallkon e ben thirrje per lufte vetem kunder nje personi km ,qe jo vetem ka punuae me mire se te gjithe jur, poooooor edhe sikur te ish me I keqi eshte vella , shqiptar si ju ,ne vendin e ti binde e mblidhe gruan tende ne radhe te pare se si flet e vepron ajo eshte kthyer ne nje njeri qe te se alergjia Nuk eshte opozite kjo qe vetem Di te vere kushte pa bere aspak punen qe duhet te beje e nuk keni per te fituar kurre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot