FIER - Në kushtet kur të gjitha aktivitetet sociale dhe fetare janë pezulluar, Myftinia e Fierit ka vendosur t'i vijë në ndihmë familjeve në nevojë, kryesisht jetimëve, të moshuarve dhe besimtarëve myslimanë. Në bashkëpunim me organizata joqeveritare janë identifikuar deri më tani 400 familje në nevojë, por synim i Myftinisë së Fierit është që me afrimin e muajit të shenjtë për besimtarët myslimanë të Ramazanit, askush të mos mbetet pa ushqim në tryezat e tyre.
"Duke parë ngujimin e gjithë njerëzve nevojtarë brenda kemi orientuar imamët në përpilimin e atyre që kanë nevojë për ndihma ushqimore. Myftinia e Fierit ka pasur kontakte me shumë organizata jo qeveritare dhe kemi përpiluar listën paraprake me 400 persona dhe presim që ndihmat të na vijnë, që mjaftojnë për një familje përreth një muaj. duke parë se po afron ramazani kemi bërë kërkesa në shoqata në mënyrë që të sjellin sa më shumë ndihma. jemi fokusuar tek jetimët, tek të moshuarit dhe ata besimtarë që janë në pamundësi ekonomike. Stafi i Myftinisë, imamët kanë 6 ditë që shpërndajnë ndihma në familjet në nevojë", - tha myftiu Valdrin Mera.
Dita e parë e muajit të madhërishëm të Ramazanit këtë vit është më 24 prill.
Edhe ramazanë kishim mangut por thuaj shyqyr që kete vit nuk do kete asnje tajare përpjete, as per pashke me qirinj rrugve si sonambul, të paktën në sheshe publike së lame nam. Urime nga mot!
Përgjigju