Rama shtron iftar: Ramazani, dhuratë e paçmuar e paqes dhe drejtësisë! Na bën bashkë ndjesia e përkatësisë së diçkaje të njëjtë

Kryeministri Edi Rama, bashkë me iniciativën edhe të bashkëshortes së tij Linda Rama, ka shtruar një darkë iftari me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Të pranishëm në tryezën e shtruar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ishin drejtues të besimeve fetare në vend, ministra, deputetë, diplomatë të huaj, drejtues institucionesh, artistë, sportistë, mjekë etj.

“Njësoj siç e mirëpresin agjëruesit edhe unë, për hir të së vërtetës, mezi e pres ta ofroj këtë Iftar së bashku me Lindën e me ndihmën e kujtdo që angazhohet, që sofra të ketë frymën e një mbrëmjeje ku nuk na mbledh bashkë as feja, as gjuha, as puna që bëjmë në të përditshmen tonë apo ideja e çdokujt këtu për Zotin, por na bashkon ndjesia e përkatësisë ndaj diçkaje të njëjtë e lidhjes me diçka të ngjashme, të cilës i gjejmë emra të ndryshëm, ose edhe e pamundur apo u munduar t’i vëmë emër i ndiejmë afërsinë e pakufizueshme”, tha Rama në fjalën e tij.

“Vakti i iftarit nuk është një vakt i zakonshëm dhe kur ndodh kështu si sonte është një ndarje buke mes më të fortëve, atyre që duke agjëruar mposhtin dobësinë e trupit dhe më pak të fortëve që të agjëronin nuk mundën apo nuk deshën. Sigurisht është virtyt t’i nënshtrohesh disiplinës së fortë të agjërimit në këtë muaj që jo më kot quhet i madhërueshëm, pra lartësues. Por duke qenë se unë vetë për shkak të lartësisë së shtatit bëj pjesë tek kategoria e më pak të fortëve këtu sonte e shoh të virtytshme edhe uljen e joagjëruesve në sofrën e Iftarit”, shtoi kryeministri.

"Një lënie mënjanë e paragjykimeve , një përulje ndaj traditave shpirtërore dhe dokeve të bukur atë tjetrit. Shprehja e një kumti të thjeshtë, por kuptimplotë paqeje kryerja e një gjesti njerzillëku mes të ndryshmish në një hapësirë si kjo e atdheut tonë ku, lavdi Zotit dhe mençurisë popullore, të qenit të ndryshëm në fe nuk na ka bërë njerëz të grindur mes veti për Zotin në të cilin besojmë apo nuk besojmë, apo për fenë të cilës i përkasim, a nuk jemi apo ndjehemi përkatës".

Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se gjatë këtyre viteve nuk kanë munguar zërat që ai të hiqte dorë nga kjo traditë.

“Ka zëra që më vijnë çdo vit në vesh për të hequr dorë nga kjo traditë, ashtu siç nuk mungojnë mes tyre edhe zërat më të lartë të mendjeve më përtace, përgjithësisht prej njerëzish mosbesimtarë në jetën e përditshme, që kujtohen për përkatësinë fetare të emrin të tyre vetëm kur shohin fenë e të tjerëve t’u shfaqet në pasqyrat e celularëve përmes objektesh kulti, lajmesh nga bota mbi sherret gjakatare në emër të fesë apo aktivitetesh të paqme të komuniteteve të tjera fetare dhe kundërvihen me argumente që edhe hanë edhe nuk hanë pykë, të cilat me të vërtetë janë nga ato tundime që, siç thotë edhe Hazreti Isa në Ungjill, paqja qoftë mbi të, zbohen vetëm me lutje dhe me agjërim”, theksoi Rama.

Gjatë fjalës përshëndetëse para të ftuarve Rama citoi fjalët e mistikut Shefqet Buhariu, “unë nuk të them që të mërgohesh e të braktisesh nga vetja, unë të këshilloj një gjë, zëre fort dorën e dashurisë e trokit në dyert e zemrave”.

"Ramazani pra, krejt përtej konvencioneve të njërës apo të tjetrës palë, mes shumë palëve e frymëve që merren pa pushim apo lidhen qoftë dhe një moment iftari me të, ose nënçmimi me të, për t’i adhuruar diturinë apo marrë mirësinë apo për t’i ngjitur bishta mendjesh të cekta e veshur rrecka shpirtrash të vobektë, është në esencën e vetë një dhuratë e paçmuar, nën mbështjellësen e të cilës gjenden dy nga virtytet e forcës së vërtetë të islamit, paqja dhe drejtësia. Sofra e iftarit nuk është një ftesë në apati në kënaqësi nginje me ushqim dhe muhabet për të shtyrë ngrënien e gjethnajë është shtruar mbi sofër”, tha më tej ai.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë