Muaji i 'riparimeve' të mëdha, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja shenjat më të favorizuara

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 28 Mars deri në 1 Prill) për të gjitha shenjat, ndërsa tha se priten riparime të mëdha gjatë muajit Prill.

Muaji prill është muaji i riparimeve të mëdha por edhe ndikimet që kanë të bëjnë duhet pasur shumë kujdesshëm, nëse nuk jemi të vëmendshëm është problem sepse gjërat që dalin në sipërfaqe por po të shikojmë jemi drejt stabilizmit disi, e kemi thënë që deri në 2030 do të kemi ndryshime të mëdha. Kjo është javë e rrezikshme  që ndikohet më tepër me kontrata pune, në lidhje me bisedime, dalin në sipërfaqe gjëra që nuk duhet të dalin. Prilli futet vrullshëm, do të kemi një ndikim pas datës 15 Prill por gjithsesi është një muaj i rehatshëm' tha ai.

Parashikimi i yjeve për këtë javë:

Dashi

Një periudhë e mirë, me ndikime pozitive për Dashin gjatë kësaj jave. Stabilizim në çështjet ekonomike-financiare. Në 10-ditëshin e parë të Prillit keni një ndikim pozitiv në punë. Sa i takon çështjeve sentimentale duhet të tregoni kujdes, sidomos të lindurit e 10-ditëshit të tretë.

Demi

Jeni në dilemë dhe të mërzitur në fushën ekonomike. Do të jetë një javë e lodhshme, por mos u shqetësoni, fillim Prilli do të jetë mjaft pozitiv. Keni një çështje dokumentacioni që do t'ju zgjidhet. Fusha sentimentale do të ketë zhvillime, mund të keni një mblesëri që duhet vlerësuar. Ky muaj është muaji i negociatave të mëdha për Demin. Kujdes 10-ditëshi i dytë pasi mund të ketë një lëvizje pune.

Binjakët

Kujdes me sekretet përgjatë kësaj jave. Çdo bisedë mundohuni t'a bëni ballë për ballë, jo me persona të tretë. Kujdes, pasi mund të akuzoheni me pa të drejtë. Gjatë kësaj jave mundohuni të mbyllni çështje të së kaluarës. Muaji Prill do të jetë një muaj i mbarë për zgjidhjen e gjërave të lëna pezull. Në fushën shpirtërore Akrep - Binjak zhvillime pozitive sentimentale.

Gaforrja

Do të jetë një javë zhvillimesh në punë, mund të keni shtesë në biznesin tuaj nëse jeni në fushën e sipërmarrjes. Është mirë të bëni bisedime pas datës 7 Prill, vazhdimësia e kësaj pune është mjaft pozitive. Nëse keni ndër mend të lëvizni jashtë, është momenti ideal për udhëtime. Është një moment i mirë gjithashtu për zgjidhje dokumentacioni e problemesh. Probleme sentimentale me Virgjëreshë ose Ujor. Një gëzim në familje vjen për ju këtë javë.

Luani

Kjo javë do të jetë intensive për ju, do merreni me çështje dokumentacioni të pa zgjidhura. Do të jetë një javë zgjimi dhe e fitimive të mëdha nëse do përpiqeni. Është periudhë e mirë për të zgjidhur çështje ekonomike -ligjore. Në lidhje me çështjet shpirtërore të favorizuar janë kombinimet me Dem, Shigjetar dhe Ujor.

Virgjëresha

Ju si shenjë keni dy gjëra të kundërta, gëzimet i përjetoni shumë, por sa i takon besueshmërisë duhet të jeni kujdes, jo çdo lajm është i vërtetë. Keni një prirje që dhe një lajm të rremë t'a merrni për të mirëqenë. Jeni në një javë dilemash me shumë pikëpyetje. Dëshironi që të jeni gjithnjë të parët. Muaji Prill do të jetë muaji i vendimeve të mëdha. Do të keni një ofertë pune ose një propozim shumë të mirë. Në fushën sentimentale një ndikim pozitiv me Ujor, Gaforre dhe Dash. Por edhe me Peshqit do të ketë zhvillime, madje mund të jetë dashuria e së ardhmes.

Peshorja

Gjatë kësaj jave do të merreni me çështjet ekonomike-financiare. Kjo javë sjell mundësi të mira për vendim marrje. Jeni me këmbë në tokë, muaji Prill është muaj i artë për ju. Në udhëtim, ortakëri, biznes do të arrini çdo qëllim të venë. Është momenti ideal për të zgjidhur një ngërç. Sa i takon fushës sentimentale ndikim pozitiv, kryesisht marrëdhëniet me Ujor dhe Binjak.

Akrep

Këtë javë duhet të merreni seriozisht me shëndetin. Lëreni punën mënjanë dhe kushtojini më shumë rëndësi anës shëndetësore. Ndikime pozitive në anën ekonomike-financiare, duke filluar nga data 10 Prill deri më 3 Maj do fitoni një çështje ligjore. Në sferën sentimentale kujdes me Luan, Peshore -mos lini pas dore anën shpirtërore.

Shigjetari

Gjatë kësaj jave mund të merrni një propozim për një punë të dytë. Është një mundësi mjaft e mirë për rritje në detyrë, por tregohuni të kujdesshëm. Muaji Prill është një muaj i rëndësishëm. Nga data 7 Prill është koha ideale për zgjidhjen e shumë çështjeve. Në anën shpirtërore kujdes me Dem dhe Luan, mos dëgjoni çfarë flitet pas krahëve.

Bricjapi

Nuk ka qenë një javë e lehtë java e kaluar. Nga dita e enjte e kësaj jave deri më 18 Prill është një periudhë pozitive për të zgjidhur probleme ekonomike shpirtërore. Kujdes në marrëdhëniet e punës, do ndodhë diçka në lëmin ekonomik. Një lidhje me Dash dhe Gaforre është mjaft pozitive.

Ujori

Një javë me ndikim pozitiv në marrje vendimesh, sidomos në punë. Periudhë e mirë ekonomike-financiare. Në fushën sentimentale bëni kujdes në marrëdhëniet me Luan, Dem dhe Akrep.

Peshqit

Duhet të tregoheni të kujdesshëm gjatë kësaj jave, pasi mund të hasni pengesa në rrugën tuaj. Mos i lini gjërat pas dore, çojini veprimet tuaja deri në fund pasi pas datës 11 Prill gjërat mund të vështirësohen për ju. Kujdes me një pasuri të paluajtshme. Një çështje ligjore mund të shtyhet dhe kjo mund të jetë pozitive për ju. Kjo periudhë është kohë e vendimeve. Në fushën shpirtërore kujdes me Virgjëreshë, Bricjap dhe Ujor.

MC/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani