Muaji i shpërthimit të skandaleve! Do të jemi nën ndikimin e dy eklipseve… Kujdes, mbajini mend këto data! Parashikimi i horoskopit për muajin tetor nga astrologu Jorgo Pulla

Sipas astrologut Jorgo Pulla, muaji Tetor është muaji i vendimeve, i zhvillimeve, i martesave, por njëkohësisht dhe muaj i vështirë në të kuptuar, në intuitë. Është një muaj që ka të mirat dhe problemet e veta. Është muaji i shpërthimeve të skandaleve, muaji i problematikave të ndryshme që do nxjerrë në pah shumë gjëra. Njerëzit e pastër, të çiltër dhe me këmbë në tokë nuk kanë pse shqetësohen. Duhet të keni kujdes në këtë muaj për detajet, edhe gjërat më të vogla, pasi ato bëjnë shpesh diferencën.

Një muaj disi i veçantë, pasi kemi tre ndikime të forta planetare, ndikimi i Afërditës në Virgjëreshë më datën 9 tetor që do të thotë lajme shumë të mira ekonomike, kemi eklipsin diellor në datën 14 tetor i cili do të na pastrojë nga e shkuara. Ky eklips do të bëjë që të jemi më të vëmendshëm dhe kujdesshëm në çdo fushë, pasi pa kuptuar mund të humbasim gjithçka.  Mërkuri në Akrep në datën 22 tetor do të thotë 'mendoj, llogjikoj, veproj'. Ndërsa në datën 28 tetor, eklipsi i Hënës në Dem, do të na fuqizojë në përballimin e vështirësive. Datat më të mira të muajit Tetor në lidhje me martesa, fejesa, njohje të rëndësishme janë datat 3, 4, 8 dhe 9 Tetor. Pikërisht në këto data kemi një ndikim të fortë planetar në këtë fushë. E rëndësishme është koha kur ndodhin fenomenet, ku ndodhet Hëna, është e plotë, është gjysmë e plotë apo Hënë e re?! Kur jemi në Hënë të re e cila sapo ka filluar të duket tamam, në javën e parë të saj është mirë, kur është Hënë e plotë në të thyer është gati gjysëm, aty mund të bëjmë bisedime shumë të rëndësishme sepse ka energji pozitive dhe mundësi të mëdha që ndodhin dhe veprojnë, ndërsa kur është në të ngrënë shikojmë, përgatitemi, nuk presim ditë dasme, fejese apo takim të rëndësishëm, pasi me siguri do të ndodhë diçka.  

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin më të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për muajin Tetor 2023.

Dashi

Duket se pikërisht kjo periudhë është e mbarë për ju në fushën ekonomike-financiare, nuk ka vend për t’u shqetësuar sepse ju gjithmonë keni mundësinë për arritje në çështje të punës dhe karrierës. Është një moment mjaft i mirë dhe pozitiv në ekonomi, në lidhje me disa gjëra që do të keni mundësinë t’i zgjidhni ashtu si ju dëshironi. Nga mesi i muajit ndikimi planetar do të jetë favorit në lidhje me ndryshime që dëshironi të bëni në punën dhe jetën tuaj. Keni mundësinë për t’ia arritur qëllimit tuaj! Eshtë kohë e përshtatshme për të zgjidhur gjërat që doni, pasi koha është në favorin tuaj! Në çështjet që lidhen me anën shpirtërore është një mundësi shumë e mirë që do t’ju jepet përgjatë muajit për të bërë disa takime të rëndësishme dhe të suksesshme. Gjithashtu nuk përjashtohet dhe një njohje e re tepër interesante.

Demi

Është një muaj ku kërkohet stabilizimi ekonomik dhe mbyllja e dokumentacioneve. Demi këto 6 muajt e fundit ka qenë pak në vështirësi, pasi me kalimin e kohës disa gjëra nuk kanë dalë ashtu siç priteshin. Eshtë një moment tani mjaft pozitiv, perfekt në çështjet ekonomike-financiare, por dhe në zgjidhjen e disa problemeve të pa zgjidhura më parë. Ju të shenjës së Demit do arrini diçka të re në fushën e ekonomisë, si dhe në ndryshime pozitive në fushën e punës, të cilat do të ndikojnë më vonë në karrierën tuaj. Kujdes duhet të bëni në 10-të ditëshin e parë të këtij muaji, sepse mund të keni disa lëkundje. Në 10-të ditëshin e dytë të Tetorit do të keni zhvillime të reja në punë. Nga data 20 deri me datën 30 tetor, mund të merrni një surprizë… Në fushën shpirtërore është momenti i duhur për t’i thënë Po dashurisë, një lidhje mund t’a ktheni në serioze, është koha e duhur gjithashtu në vendimmarrje.

Binjakët

Kjo shenjë do të luajë rolin kryesor përsa i përket muajit Tetor në ekonomi. Përgjatë këtij muaji do të bëni një takim shumë të rëndësishëm, ky takim sado të jetë i vështirë, sado që nuk do bien në ujdi të tretët, shancet janë të pakta që ju të mos dilni të fituar. Është një moment mjaft i mirë tani që lidhet me financat tuaja, lidhet me disa ndryshime pozitive në lidhje me karrierën. Ju keni lindur për karrierë, jeni karrieristë! Binjakët në muajin Tetor do të përfitojnë më shumë në dokumentacione. Eshtë momenti i duhur gjithashtu për udhëtime të cilat do të rezultojnë tepër të suksesshme. Për ata që janë jashtë është momenti i duhur për të mbyllur çdo zvarritje apo çështje dokumentacioni të lënë pezull. Në çështjet shpirtërore lidhjet me pengesa apo problematike me pak durim dhe përkushtim mund të stabilizohen. Eshtë kohë perfekte për zgjidhje problemesh!

Gaforrja

Shenja e sakrificës, e drejtësisë dhe e surprizave. Gaforret kanë shumë surpriza, më në fund mundi i këtyre muajve të fundit do të shpërblehet. Në punën e tyre gjithmonë Gaforret kanë qënë të urtë dhe jo të nxituar. Moto e këtij muaji për Gaforret është: Eci avash, sepse nxitoj! Eshtë pikërisht ky moment, momenti i duhur i stabilizimit ekonomik financiar. Përgjatë këtij muaji do të dalin në sipërfaqe shumë gjëra, tek të cilat ju do përfitoni dhe do të arrini majat, kur të tjerët akoma nuk kanë filluar, ju do të jeni në gjysmën e punës.  Prandaj qëndroni vigjilentë!  Nga data 9 deri me datë 25 tetor keni një ndikim shumë favorit për bisedime, takime. Jeni në pritje të disa dokumenteve për t’i realizuar, mos e humbisni durimin, pasi çdo gjë do kohën e vet. Ndërsa sa i takon anës shpirtërore këtu kërkohet pak vëmendje. Kujdes datat 10-12 dhe 20-22 janë data të volitshme për të realizuar gjërat që ju keni ndërmend. Një ndryshim në punë dhe karrierë do të jetë pozitiv!

Luani

Eshtë një mundësi shumë e mirë që mund të arrini atje ku doni ju, mund edhe të keni disa ndryshime tani në këtë periudhë, ndryshime pune dhe ekonomike, pasi surprizat nuk mungojnë tek Luanët. Në punën tuaj do të keni shumë të papritura të cilat nuk i prisnit, janë pozitive, pasi ju keni qenë dhe jeni gjithnjë në vëzhgim… Do të keni rritje ekonomike financiare, vetëm me kujdes nga shpenzimet e tepërta, ‘lekun duaje që të dojë’ mos e harroni këtë! Në çështjet që kanë të bëjnë në lidhje me një takim interesant, ose keni patur një njohje e cila nuk është realizuar apo keni patur probleme, tani në këtë muaj mund të marrë një zhvillim tepër interesant. Periudha ideale për njohje të reja! Eshtë një periudhë shumë e mirë në vendim marrje, vetëm kujdes mos të nxitojnë për të mbyllur një kontratë pune. Favorizime nga data 1 deri në 10 tetor. Dhjetë ditëshi i dytë mund të bëjë një udhëtim i cili do të rezultojë shumë i mbarë. 

Virgjëresha

Erdhi momenti i duhur që Virgjëresha ka pritur! Kanë mundësinë e lëvizjes, e ndryshimit të madh falë zgjuarsisë dhe pjekurisë. Në 15-të ditëshin e parë të këtij muaji do të kenë ndikime mjaft favorite. Pikësynimi kryesor i Virgjëreshës përgjatë muajit Tetor është ekonomia. Kanë mundësi në investime apo në hapjen e një biznesi të ri. Mundohen shumë Virgjëreshat në çështjet ekonomike financiare të shkojnë në finishin e tyre dhe është një moment tani që çdo gjë e stabilizojnë, çdo gjë e arrijnë në qëllimin e tyre. Momenti i duhur në stabilizimin financiar! Në çështjet shpirtërore mos dëgjoni se çfarë thonë të tjerët, çdo gjë duhet t'a zgjidhni përballë me partnerin/en tuaj. Pak vëmendje nga ana shëndetësore, kujdes me stresin si pasojë e akumulimit të punëve, merreni pak më qetë dhe shtruar!

Peshorja

Shenja e stabilizimit të punës dhe e drejtësisë së munguar. Gjithashtu Peshoret kanë ndikime shumë të mira në fushën e llotarisë si dhe do të ndryshojnë shumë gjëra në anën ekonomike, në financa, në mundësi të reja që do të kenë. Është një periudhë shumë e mirë ku çdo gjë do të arrihet me sukses! Është koha e duhur në zhvillimin e punës dhe karrierës, është një mundësi gjithashtu shumë e mirë në nisjen e një rrugëtimi të ri. Është muaji i Peshoreve, motoja e të cilit është 'jam në vendin e duhur për të arritur maksimumin'. Ka disa probleme shumë madhore ligjore, të cilat duhet t'i mbyllin në këtë muaj, pasi është koha e mbylljes së problemeve të së shkuarës, më vonë do të jetë më e vështirë zgjidhja. Në fushën shpirtërore mund të themi se jeni pak të zhgënjyer, gjërat nuk po shkojnë ashtu si ju doni. Gjeni mënyrën për të zgjidhur 'ngërçin' që po kaloni!

Akrepi

Për Akrepin do të jetë një muaj shumë intensiv, por pozitiv.  Në fushën e punës jeni pak në vështirësi, pasi kërkoni maksimumin. Mos e lini veten t'ju shqetësojë dhe t'ju stresojë kjo gjë, pasi suksesi është i garantuar në punën tuaj. Shumë shpejt do të nisni diçka të re në lidhje me punën. Ky muaj gjithashtu është mjaft i favorshëm në lidhje me përshpejtimin e dokumentacioneve. Ndikimi planetar do t'ju favorizojë në zhvillimin e intuitës, me qetësi do të planifikoni çdo hap që do të hidhni drejt një suksesi të garantuar. Në fushën sentimentale, i favorizuar në dashuri, bashkim familjar dhe në lidhje të reja. Marrëdhënia në çift e qetë, vetëm kujdes mos lejoni të tretët të ndërhyjnë në komunikimin tuaj.

Shigjetari

Kujdes në ekonomi! Si një shenjë dorëlëshuar duhet të mendojnë më mirë shpenzimet e tyre. Ky muaj është momenti i duhur i stabilizimit financiar, gjithashtu është momenti i duhur i mbylljes së një problemi bankar apo ligjor. Keni të gjitha mundësitë, vetëm shfrytëzoni kohën dhe momentin e duhur. Çdo gjë arrihet falë suksesit, falë punës tuaj të palodhur prej vitesh, ku duket se tani ka ardhur koha për vleljen e fryteve të mundit tuaj. Keni mundësinë gjatë 15 ditëshit të parë të këtij muaji të stabilizoni disa gjëra të lëna pezull. Ndikimi planetar favorizon dhe jep mundësinë në zhvillimin e gjërave të reja. Moment ideal në ndryshime, në zhvillime në takime... Kanë kohën më të mirë deri në mes të muajit! Ndërsa në dashuri janë fajtorët numër 1, duhet të kenë shumë kujdes, pasi mund të kenë debate të fuqishme të cilat nuk janë në të mirën e tyre, periudhë pak delikate.

Bricjapi

Kanë patur disa probleme Bricjapët në këtë periudhë në lidhje me punën dhe anën ekonomike. Por nuk duhet të shqetësohen, ky muaj do të sjellë rritje të madhe ekonomike-financiare për Bricjapët. Është një moment shumë pozitiv ku do të plotësohen disa dëshira të tyre, kryesisht të lidhura me punën. Duket se shumë gjëra do të ndryshojnë rrjedhën e tyre drejt pozitivitetit për Bricjapët. Arrini majat në stabilizimin ekonomik! Pika kryesore e muajit Tetor për këtë shenjë do të jetë ligji, një problem i mbartur i cili duhet të zgjidhet tani. E vërteta më në fund do triumfojë! Në fushën shpirtërore dhe familjare mund të kemi lajme të gëzuara, pse jo një shtatzani e shumëpritur mund të realizohet. Bisedime dhe kontrata të rëndësishme mirë është të bëhen në harkun kohor 13-25 Tetor.

Ujori

Shenja më fatlume në ekonomi, në lidhje dhe njohje të reja. Ujorët kanë mundësinë për të zgjidhur gjërat që duan, stabilizimi ekonomiko financiar ka momentin më të duhur. Është koha më e mirë për të investuar, ajo që investoni sot do të ketë një vlerë të madhe nesër. Ana e mirë e Ujorëve është se ata dinë të ruajnë paratë, nuk bëjnë shpenzime të kota. Është një mundësi shumë e mirë për të zgjidhur çdo problem e çdo çështje në lidhje me punën, karrierën, ekonominë dhe disa takime që do të keni. Moment perfekt për ata që janë në biznes, përgjatë këtij muaji keni mundësinë për të mbyllur një marrëveshje apo kontratë shumë fitim prurëse.

Peshqit

Shenja e rritjes në detyrë në role drejtuese. Muaji Tetor do të jetë shumë i suksesshëm në punë dhe karrierë. Gjithashtu një muaj i mbarë në drejtësi ku kanë mundësi në fitoren e një çështje gjyqësore. Ka ardhur momenti të dilni në sipërfaqe dhe të shkëlqeni në punën tuaj! Është një periudhë mjaft pozitive për të tre dhjetë ditëshat si në udhëtime ashtu dhe në punët që do merrni përsipër. Duket se ekonomia është në stabilizimin e duhur, ka ardhur koha dhe momenti që ju të mos neglizhoni asnjë hap dhe vendim në jetën tuaj. 10-të ditët e para të këtij muaji kanë ndikime më favorite në fushën e të ardhurave, prandaj keni të gjithë mundësitë për të vepruar. Është një kohë shumë e mirë në nisma të reja! Në fushën shpirtërore ka ardhur momenti që një lidhje ta ktheni në serioze.

MC/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot