Kinema Millenium Tiranë
TIRANË, 1 Maj / ATSH / - Muaji maj në kinemanë "Millenium" në kryeqytet do të çelet me 3 premierat e datës 7, filmin me titull "Far from the madding crowd", "Hot Pursuit", dhe Child 44.
Pas 3 premierave të datës 7, "Millenium" do të vazhdojë me kalendarin e programit të muajit maj, i cili do të sjellë në salla, tituj si "Mad Max"(14 maj), "Spy"(21 maj), "Paul Blart 2"(23 maj) dhe "Tomorrowland" që pritet të mbylli muajin e "Milleniumit".
Filmat do të shfaqen në sallat e Millenium në oraret 11:00, 13:30, 17:00, 19:00, dhe 21:30.
/k.m/ /a.g/







