'Muaji rozë', mjeku në Fier për Report Tv: Janë rritur rastet me kancerin e gjirit, gratë dhe vajzat të shtojnë kontrollet, zbulimi në kohë shpëton jetën! Shtatzënat të vaksinohen

Informimi dhe ndërgjegjësimi për rrezikun nga kanceri i gjirit, ndikon në uljen e vdekshmërisë së grave dhe vajzave nga kjo sëmundje. Në një intervistë për Report Tv, presidenti i Urdhrit të Mjekut në Fier Besnik Brahimaj, kërkon që gratë të kryejnë më shpesh kontrolle të gjirit, ndërkohë që shprehet se rastet e kurimit janë rritur.

Ekzaminimi në kohë dhe kontrollet e shpeshta të gjirit mund të të shpëtojnë jetën.

“Kryesorja është diagnostikimi ,i cili duhet të fillojë me vetë paraqitjen e grave duke bërë një ri-kontroll të vetvetes”, pohon presidenti i Urdhrit të Mjekut në Fier.

President i Urdhrit të mjekut në Fier, Besnik Brahimaj, thotë se rastet e kurimit janë rritur, ndërkohë që ka një mesazh për të gjitha gratë.

“Porosia ime do të ishte për problemin kancerit të gjirit ,gratë duhet te bëjnë një diagnostikim të hershëm të ekzaminimeve të rëndësishme që kanë dalë sot, siç është sot ekografia dhe mamografia. Ne se kapet herët kanceri i gjirit sot kurohet ne mënyrë te përshtatshme dhe arrin te kurohet plotësisht. Për Kanceri gjirit përdoren metoda rrezatimi qofte dhe kimioterapia qofte dhe kirurgjia”, tha Brahimaj.

Përpos ekzaminimeve dhe kurimit të disa rasteve, mjeku Brahimaj thotë për Report TV se vitet e fundit ka pasur rritje të numrit të grave të diagnostikuar me kancer.

“Vitet e fundit ka një rritje  drastike të kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës. Kjo ka ardhur si pasoje e ndryshimeve të mëdha që ka bërë teknologjia,ndryshimet klimaterike të cilat kanë çuar në  gjendje të kancerit. Po në të njëjtën kohë si pasojë dhe ndryshimeve në shkence ka arritur që edhe  diagnostikimi dhe mjekimi, të jetë më efektive viteve të fundit”, sqaron presidenti i Urdhrit të Mjekut në Fier.

Mjeku Brahimaj tha se mbështet plotësisht vaksinimin edhe të grave shtatzëne. 

"Ne e dimë sëmundshmërinë dhe rrezikshmërinë e madhe që ka koronavirusi sepse fillimisht mendohej që ishte jo sëmundje  vdekjeprurëse. Kjo forma delta ka arritur të kap dhe një numër të madh të grave shtatzëne. Në të njëjtën kohë megjithëse një nga vaksinat është  efektive për gratë shtatzënë mendoje se edhe gratë s’duhet të kenë hezitime për vaksinën Pfizer". 

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, që synon të informojë dhe edukoj njerëzit mbi rëndësinë e kësaj sëmundje vdekjeprurëse. Deri në korrik të këtij viti janë kryer 163 ndërhyrje kirurgjikale për kancerin e gjirit.

K.T./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Komentues: 10/10/2021 10:31

    Bravo mjekeve

    Përgjigju
  • Qytetari: 10/10/2021 10:24

    Shteti dhe institucionet duhet të këshillojnë qytetarët jo vetëm 1 ditë në vit, por çdo ditë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike