Muaji shkurt ka lënë pas temperaturat e ulëta dhe të ftohtin e muajit janar. Specialistja e IGJEUM thotë për Report Tv se temperaturat do ngrohen gradualisht, ndërsa këtë javë nuk priten as reshje shiu.
Gjoni thotë se pritet që ky muaj të jetë i ngrohtë, me diell, duke theksuar se temperaturat do të jenë më të larta se në janar.
“Do vazhdojnë temperaturat e favorshme edhe me ditët me diell. Do jetë një mot më i mirë se java që lamë pas. Këto dy javët e para presim që të jenë më të ngrohta se janari. Presim që të jetë i ngrohtë, jo me temperatura ekstreme të ulëta”, tha Gjoni për Report Tv.
Specialistja e IGJEUM tha se në javën e tretë të shkurtit mund të kemi sërish një masë ajrore të ftohtë, por jo temperatura ekstreme.
“Në javën e tretë të shkurtit mund të kemi sërish një masë të ftohtë. Por nuk presim temperatura ekstreme. Do jetë mot i qetë”, vijoi Gjoni.