Muamba buzëqesh, foto e parë pas infarktit

Muamba buzëqesh, foto e parë pas infarktit
TIRANE – Buzëqesh dhe falënderon të gjithë, përmes të fejuarës, për “mbështetjen e pabesueshme”: futbollisti kongolez Fabrice Muamba ka zgjedhur Twitter për t’i thënë botës që është mirë, dy javë pas infarktit që e goditi në fushën e lojës e ndaj të cilit mbijetoi mrekullisht. Zemra e tij ndali për 78 minuta dhe kjo është fotografia që bota priste të shikonte.

“Fab më kërkoi që të postoja këtë foto për të gjithë ju dhe t’ju thoja gjithashtu faleminderit për mbështetjen kaq të pabesueshme”, shkruante e fejuara e tij në mesazhin që shoqëronte fotografinë.

Që nga ai episod, kjo është foto e parë e futbollistit: Muamba ndodhet në shtratin e një spitali. Konvaleshenca ende vazhdon dhe një kthim i mundshëm në fushën e lojës është një plan shumë afatgjatë.

Pasi zemra e tij u ndal në fushën e lojës, mjekët bënë të pamundurën për ta mbajtur të gjallë. Ai u dërgua urgjentisht në London Chest Hospital. Më pas u njoftua futbollistit iu kryen 15 goditje me defibrilator para se të shfaqeshin shenjat e para të jetës.

Ngjarja la pafjalë komunitetin e futbollistëve dhe simpatizantëve të këtij sporti në gjithë botën. Familja e 23-vjeçarit i kërkoi të gjithëve që të luteshin për të.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate