EGJIPT - Televizioni shtetëror egjiptian ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit ka rrëzuar akuzën për ish-presidentin egjiptian, Hosni Mubarak i cili akuzohej për rolin e tij në vrasjen e 850 protestuesve në protestat e pranverës arabe në janar të 2011-ës.
Por do të përballet me një akuzë tjetër atë të korrupsionit dhe do të vazhdojë të qëndrojë në arrest shtëpie.
Mubarak u rrëzua nga pushteti më 11 shkurt 2011 ku analistët kanë cilësuar 30 vitet e drejtimit të tij si një erë e zezë për vendin.
84-vjeçari ka një sërë problemesh shëndetësore dhe është mbajtur në një spital ushtarak në periferi të Kajros.
Përveç tij do të rigjykohen dhe dy djemtë e tij për korrupsion si dhe ish-ministri i brendshëm për rolin e tij në vrasjen e protestuesve në protestat e 2011-s.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com