Katër komunitete fetare në Shqipëri kanë perfomuar në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit në Tiranë” muzikë nga tradita të ndryshme fetare. Koncerti ka nisur mbrëmjen e së mërkurës dhe është mbajtur me me rastin e festivalit takimet muzikore të dy botëve që do të vijojë deri më 1 nëntor.
Muezinë nga komuniteti mysliman kanë kënduar salavatet në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit në Tiranë”.
Muezinët kanë qenë pjesë e koncertit Takimet Muzikore të dy botëve, që u mbajt në Qendrën Kulturore të kishës, ku kanë performuar muzikë nga tradita të ndryshme fetare.
Faljet drejtuar Allahut kanë vijuar me hymne e lavde ndaj perëndisë të kënduara nga kori Bizantin i Psaltëve “Shën Joan Kukzueli”.
Më tej, artisti Sufi Enris Qinami në një prezantim që tregon qartë bashkëveprimin e feve në Shqipëri, dëgjohet të shprehet në një Nefes kushtuar Fatimesë së Shenjtë me fjalët “je ungjill e je kuran”
Artisti Qinami ka kënduar në sharki edhe vargje nga “Qerbelaja” dhe “Fjalët e qiririt” të Naim Frashërit.
Më pas vijuan këngët e korit të Kishës së Katredales Ortodokse dhe Ave Maria e Shubertit e kënduar nga artistja Mirjam Tola me shoqërimin e Korit katolik të katedrales së Shkodrës.
Koncerti “Takimet mes dy botëve”, ku spikat muzika e shenjtë dhe diversiteti kulturor në Shqipëri, do të mbahet deri më 1 nëntor duke udhëtuar në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO