Pas lajmit të dhënë nga një televizion kurd se kosovari Lavdrim Muhaxherri është vrarë në luftimet në Siri, shokët e tij në rrjetin social Facebook kanë postuar foto sëbshku me të. I fundit është Basri Sylejmani i cili ka postuar dy foto me terroristin kosovar Lavdrim Muhaxheri, ndërsa shkruan “Le të plasin dushmanat hahhaha”.
 
Se sa e vërtetë është kjo foto për nga koha kur është shkrepur ende nuk dihet, pasi nuk ka një version të qartë për këtë ngjarje.
 
 
Njoftimet e fundit nga televizioni kurd KNNC, thekosijnë se është konfirmuar vrasja e Lavdrimit. E gjithë bota u shokua nga foto e publikuara nga kosovari Lavdrim Muhaxheri, ku tregohej duke i prerë kokën një të riu. Muhaxheri lufton përkrah muxhahedinëve të ISIS në Siri.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)