Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve ishte i pranishëm deputeti i PDIU-së, Tahir Muhedini duke thyer në këtë mënyrë bojkotin opozitar. Ndonëse PDIU ka dalë në një qëndrim zyrtar se kjo parti është në opozitë, dje doli kundër qëndrimit të marrë nga ana e partisë më të madhe opozitar, PD e cila që prej tri muajsh ka vijuar bojkoti ne saj opozitar.
Muhedini qëndroi dje në komision për pak çaste dhe u largua pastaj nga mbledhja. Po nga opozita dje në komision ishte edhe deputeti Nard Ndoka i cili së bashku me Muhedinin u larguan nga mbledhja vetëm pak minuta pasi kishte nisur mbledhja. Por qëndrimi i tyre në komision ishte një sinjal tjetër për thyerjen e bojkotit.
/Shqiptarja.com