TIRANË – “Jam shkarkuar nga ish-Presidenti Moisiu jo si prokuror i të dënuarit Kuqo, por si drejtues i Prokurorisë së Fierit me argumentin se nuk kisha ushtruar kontroll mbi rastin e tij. Kuqo u shtrua në psikiatri dhe ka 10 vjet që qëndron atje, në gjendje më të rënduar shëndetësore se në fillim”.
Kjo ka qënë deklarata e anëtarit të LSI-së në studion e “Ai Report”, Ilirian Muho, që është bërë “molla e sherrit” në Kuvendin e Shqipërisë , në qeveri dhe marrëdhëniet me ndërkomëbëtarët. Ai sqaroi arsyet e shkarkimit të tij nga ish-Presidenti Moisiu për kohën kur ishte drejtues i prokurorisë së Fierit, pasi asnjëhërë nuk ka qënë prokuror I çështjes së një të arrestuari nga Italia, siç njoftoi kryetarja e Kuvendit, Topalli, sot, në senacën parlamentare.
“Ju bëj të ditur se në 200-2003”, - tha Muho, -“ kam qënë drejtues i prokurorisë së Fierit. Çështjen me pak fjalë e sqaroj se ajo ëhstë kërkesë e një subjekti të caktuar për njohjen e një vendimi dhënë nga një gjykatë e huaj dhe bëhet konvertimi i veprës penale. Personi për të cilin bëhet fjalë ka qënë i dënuar me burgim të përjetshëm kurse në Shqipëri, me 25 vjet. Gjykata e Fierit ka bërë vetëm konvertimin e vendimit.
U prit edhe vendimi i ekspertëve që përcaktuan se ai ishte i sëmurë psiqik dhe si rrjedhim, ai u mbyll në Psikiatri. Pasi të shërohej, ai duhej të kthehej në burg për të vuajtur dënimin prej 23 vjetësh. Mjekët ekspertë duhej të shkonin të verifikonin gjendjen e tij shëndetësore dhe t’i prezantonin Gjykatës, një raport, sipas të cilit, nëse ishte shëruar, të dërgohej në burg.
Ky raport u soll dy a tri herë, sa isha në atë detyrë dhe sot rezulton se ai ende sot ka një gjendje të rënduar psiqike dhe ka rreth 10 vjet që vazhdon të qëndrojë san ë burg, san ë spital, në varësi të gjendjes shëndetësore. Kështu që atëherë, u mor masa ndaj meje jo si drejtues i seancës, por si drejtues prokurorie, që nuk ushtrova kontroll për rastin në fjalë. U shkarkova nga Presidenti Moisiu dhe kreva detyrën e avokatit. Më pas, është konfirmuar edhe nga Gjykata e Lartë se ky person vazhdon të jetë i sëmurë psiqik”, - saktësoi ai.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com