SARAJEVË - Kuba për herë të parë do të marrë pjesë në samitin e liderëve të Amerikës së Veriut dhe Jugut, e cila paraqet mundësi për takim të mundshëm të presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe Kubës.

Mediat amerikane raportojnë se kjo mund të jetë një mundësi historike për tu takuar Barak Obama dhe Raul Castro. Ato shtojnë se Samiti i 7-të i udhëheqësve të Amerikës së Veriut dhe Jugut mund të jetë një mundësi e mirë për uljen e tensioneve midis SHBA-ve dhe Kubës.

Ndërkohë, Kuba nuk ishte lejuar të marrë pjesë në gjashtë samitet e mëparshme, që financohet nga Organizata e Shteteve Amerikane (OAS), për shkak se ishte përjashtuar më 1962 me nismën e Shteteve të Bashkuara.

Marrë nga "Anadolu Agency"

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)