KRUJË - Prej 25 vitesh banorët e fshatit Bilaj në Krujë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata detyrohen të bëjnë çdo ditë me kilometra rrugë për të siguruar ujin e pijshëm, ndërsa premtimet për zgjidhjen e këtij problemi tashmë janë harruar si nga banorët ashtu dhe nga ata që kanë premtuar. 
...
Banorët e fshatit Bilaj në Krujë prej 25 vitesh përballen me mungesën e ujit të pijshëm. 2000 banorët e këtij fshati çdo ditë duhet të bëjnë me kilometra rrugë për të siguruar lëngun jetik, ndërsa kjo tashmë është kthyer në një rutinë të vështirë. 

Burimi më i afërt ndodhet 15 kilometra larg fshatit, pranë një stacioni pompash, teksa banorët çdo ditë më mjete ose kafshë punë vijnë aty për të siguruar ujin e pijshëm.

kruje pa uje

Premtimet elektorale për zgjidhjen e këtij problemi deri më tani kanë mbetur vetëm në letër, ndërsa pasojat vijojnë të bien mbi banorët e zonës.

Me të njëjtin problem përballen edhe fshatra të tjerë në rrethin e Krujës. 

kruje pa uje

kruje pa uje

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)