Kryeministri Edi Rama u shpreh mbrëmjen e sotme se vendimi i opozitës për djegie të mandateve dhe protesta e dhunsme mund të rezultojnë fatale për negociatat. Por deputetja demokrate, Jorida Tabaku thotë se integrimin e vendit e pengon qeveria.
Postimi i plotë i Jorida Tabakut
Kush e pengon ne te vertete integrimin!
Që prej vitit 2009 e ndjek procesin e integrimit duke lexuar çdo progres raport të KE. Në secilin prej tyre për periudhën 2009-2013 në çdo paragraf përmendet opozita. Sipas progres-raporteve 2009-2013, opozita (pra PS) duhet të votonte për ligjin e Nëpunësit Civil, duhet të mos pengonte çështjen e integrimit për kryetarin e Qarkut Fier.
Që pas vitit 2013, kur edhe ndërrimi i pushteteve u bë nga zgjedhjet më të mira të kryera në këtë vend, opozita nuk është më pengesë në progres raportet e KE-së. Po kush ka qenë pengesa? Vetë mazhoranca. Ndryshe nga opozita e PS, Partia Demokratike ka dërguar amendament për integrimin në ditët e apra të opozitës. Kurrë nuk ka frenuar procesin integrues. Por me gjithë dëshirën e mirë tonën, me gjithë përpjekjen dështuam.
Përse?
Dështuam sepse mazhoranca dhe kryeministri Rama dëshironte më shumë të inkriminuarit në bashki dhe parlament se sa Bashkimin Europian.
Dështuam sepse mazhoranca donte të shndërronte Shqipërinë në një parcelë droge me sipërfaqe 28 mijë km katror dhe jo të lobonte për të futur vendin në BE.
Dështuam sepse kryeministri Rama preferonte të blinte zgjedhjet përmes Avdylajve, Bajrave dhe sa e sa bandave të tjera përmes kryebashkiakëve të inkirminuar dhe jo të siguronte të ardhmen e vendit në BE.
Dështuam sepse mazhoranca preferoi fasadën dhe jo demokracinë e vërtetë.
Dështuam sepse mazhoranca preferoi të vjedhë pronën publike, pronën private dhe të politizojë administratën në vend që të integrohej në familjen Europiane.
Lexojini raportet 2014-2018 që flasin për mungesën e lirisë së medias, drogën, inkriminimin e politikës. Kujtoni vitin e shkuar kur negociatat nuk u hapën sepse kryeministri Rama zgjodhi krimin përpara integrimit. Mos harroni sulmet që po i njëjti njeri bëri ndaj zoti Krischbaum dhe sa e sa emisarëve të tjerë ndërkombëtarë që i thanë të vërtetën në sy.
E vërteta thërret fort për këdo që do të dëgjojë. Ajo është e qartë për këdo që dëshiron të shohë dhe të kuptojë.
Sado që përpiqet të kërcejë nga dega në degë Rama e kupton që tanimë është i vetëm në këtë fasadë të shëmtuar me të cilën ka zgjedhur të mbulojë autokracinë që ka krijuar. Tanimë edhe ato ndërkombëtarë që ende besonin dhe shpresonin tek ai do të shohin qartë përditë e më shumë demokracinë e inkriminuar që kryeministri e maskonte me alibinë qesharake të “opozitës fajtore”.
Të gjithë e dimë, të gjithë e shohim dhe të gjithë e kuptojmë se kush ka penguar realisht integrimin në këtë vend. I vetmi vend ku integrimin e pengon qeveria!
Ik moj kukull. Kujtini se keni budallenj perballe
Përgjigju