'Mund të keni debate, por mos shkoni përtej kufijve të caktuar...' horoskopi për ditën e sotme

'Mund të keni debate, por mos shkoni përtej kufijve të caktuar...' horoskopi për ditën e sotme

Foto ilustruese

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Kjo e hënë duket se është një ditë reflektimi. Në dashuri mund të debatoni për gjëra të rëndomta, gjithsesi mbrëmje situata do të jetë pak më mirë. Tensionet mund të lindin edhe për shkak të disa shqetësimeve që bartni.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Edhe për demat, kjo e hënë është një ditë reflektimi. Që tani deri në fund të muajit është shumë e rëndësishme të shmangni konfliktet. Në punë, edhe aty gjërat nuk po ndrisin, problemet e vogla mund të kapërcehen me pak racionalitet.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Kjo javë nis me yje në pozicion të favorshëm për të lindurit e shenjës tuaj, është koha e duhur për të folur qartë me gjysmën tjetër.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Këto janë ditë mjaft interesante për të filluar të kuptoni se çfarë ka ndodhur, plus nëse ka pasur tensione apo distancim, do të jetë më e lehtë për t’u afruar.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Mund të debatoni, por është e rëndësishme të mos shkoni përtej kufijve të caktuar. Kjo këshillë vjen pasi, në disa çifte, mes të hënës dhe të martës mund të ketë ndonjë keqkuptim.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Dielli dhe Venusi janë në pozicion të mirë dhe kjo ju bën që të kërkoheni nga të tjerët, t’ju duan, t’ju konsiderojnë një person të dashur që ia vlen ta kesh pranë. Në punë, disa gjëra po marrin udhë pasi energjia juaj është rikthyer.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Me Hënën në shenjën tuaj të horoskopit kjo ditë e hënë rezulton interesante për dashurinë. Në punë vijnë lajme të mira, do të ndjeni kënaqësi.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Është një periudhë interesante për dashurinë, veçanërisht për ata që duan dhe po kërkojnë një pasion të ri. Nga ana tjetër jeni duke përjetuar një fazë të mirë rikuperimi në punë.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Ditë e shkëlqyer për ndjenjat. Faza e rikuperimit përputhet sidomos me një Peshore. Këshilla në aspektin e punës është që të dëgjoni propozimet e reja.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Afërdita është kthyer në favor të shenjës tuaj dhe mosmarrëveshjet mund të zgjidhen në këtë të hënë. Axhitim në punë, e rëndësishme është të jesh i suksesshëm, të tjerat nuk kanë aq rëndësi.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Duhet të keni kujdes që të mos ndërlikoni disa marrëdhënie, sidomos në fund të këtij muaji. Disa marrëveshje do të duhet të shtyhen për shkak të rrethanave, por këtë të hënë mendohuni mirë para se të veproni.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Situata e përgjithshme është premtuese, nga data edhe më shumë për t’u ndjerë mirë. Ata që kanë një proces gjyqësor në vazhdim, mund të marrin një përgjigje të rëndësishme.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha