'Mund të realizohet brenda këtij viti', Marku ndeshje boksi në 'Air Albania': Fitorja me Prodan do më sjellë kontrata dhe lek më shumë

Titulli i parë në karrierën e boksit ka patur një efekt të pabesueshëm për Florian Markun. 28-vjeçari nga Lushnja ka fituar 68 pozicione në renditjen e ‘boxrec’, portalit prestigjioz që bën renditjen e kombinuar mes boksierëve që garojnë nga federata të ndryshme. Ky detaj i jep mundësi Markut të pretendojë për tituj edhe më të mëdhenj në karrierë se sa ai i IBF, ndërkohë që me fitoren e së shtunës është ngjitur në kuotën e nëntë triumfeve në boksin profesionist nga 10 ndeshje gjithsej, ku 1 ka përfunduar në abarazim.

“Ky është vetëm fillimi, nuk jam i ngazëllyer nga kjo fitore. Por që tani kontratat e mira dhe paratë do fillojnë të vijnë. Falenderoj ekipin tim, po së pari Zotin. Nuk po them që jam boksieri më i mirë në botë, por jam zemrën dhe sakrifikoj jetën time për familjen. Gruaja ime është shtatzënë dhe do t’u jap atyre kushtet më të mira të mundshme,”-u shpreh Marku pas fitores me pikë kundër Prodan.

Në një intervistë të pak ditëve më parë të dhënë për ‘Report TV’ Florian Marku bëri edhe një premtim, që shumë shpejt një ndeshje do ta zhvillojë në stadiumin shqiptar 'Air Albania'.

“Dasht Zoti, sepse jemi diskutuar edhe në fund të këtij viti, por edhe nëqoftëse nuk realizohet do mbetet në fillim të vitit të ri. Së shpejti … Do të zhvilloj ndeshje si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë,"-u shpreh ai.

Synimi i Markut për të ardhmen e afërt është dyluftimi me boksierin anglez Connor Ben, që mban edhe titullin ËBO. 25-vjeçari renditen në vendin e 16 nga ‘boxrec’.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?