Mund të shpallet kampion në Garën Sprint, Max Verstappen: S'e besoja se do arrija Senna-n apo Lauda-n

Mund të shpallet kampion në Garën Sprint, Max Verstappen: S'e besoja se do arrija Senna-n apo Lauda-n

Max Verstappen

Formula 1 do zhvillojë këtë fundjavë Çmimin e Madh të Katarit në cirkuitin e Losail. Kampioni i botës në fuqi dhe kryesuesi i renditjes, piloti Max Verstappen i Red Bull mund të marrë zyrtarisht titullin e tretë kampion bote, teksa i duhen vetëm tre pikë edhe matematikisht.

Verstappen është shumë pranë këtij suksesi dhe mund të kurorëzohet kampion duke nisur nga dita e nesërme, nëse në Garën Sprint merr tri pikë më shumë se shoku i tij i skuadrës, Perez.

Nëse në xhiron sprint të së shtunës ai ia del me sukses në vendet e para, Formula 1 do ketë kampionin e këtij sezoni pesë gara nga fundi i kampionatit. Përpara garës, holandezi është shprehur i lumtur që është pranë rekordit të yjeve si Ayrton Senna, Niki Lauda apo Jackie Stewart që kanë nga tre tituj.

“Nuk e kisha menduar kurrë që do të arrija të barazoja pilotë si Ayrton Senna, Niki Lauda apo edhe Jackie Stewart. Për mua është shumë e rëndësishme që vijmë në Katar si kampionë për konstruktorë, do të jetë një fundjavë interesante. Pista është shumë argëtuese, por bën shumë nxehtë dhe temperaturat mund të bëjnë diferencën. Titullin mund ta fitojmë që të shtunën dhe ky është objektivi im, shpresoj që kjo fundjavë të kthehet në një fundjavë të paharrueshme”, u shpreh Verstappen.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj në Firmo: Diversiteti kulturor, burim pasurimi dhe harmonie

Presidenti Begaj në Firmo: Diversiteti kulturor, burim pasurimi dhe harmonie