Roza Lati është një nga emrat më të përfolur të showbizit shqiptar. Kohët e fundit moderatorja është përfolur shumë përsa i përket jetës së saj private. Para disa muajsh bukuroshja u shfaq në krahët e një mashkulli nga Mirdita, dhe me disa foto të publikuara ku çifti puthej, pranoi hapur lidhjen që kishte me të.
Mirëpo u përfol se gjithçka ka marrë fund mes tyre, ende pa u bërë e ditur se kush ishte i dashuri i Rozës. Vetë moderatorja nuk ka rrëfyer ende asgjë. Por mbrëmjen e kaluar bukuroshja bjonde po argëtohej mes disa miqsh në një nga lokalet e kryeqytetit. Roza publikoi shumë foto dhe video por ne na ra në sy njëra prej tyre. Teksa në sfond dëgjohej kënga e Capital T “U bo vonë”, Roza u shfaq duke kënduar refrenin me fjalët “Na t’dy kena mujt me kon çifti ma i mirë n’qytet.”
Foto nga postimi i Roza Latit
“Mos e merr personale të lutem,”- shkruan moderatorja krahas videos por u duk sikur këto vargje i drejtoheshin dikujt në veçanti. Mos vallë ishte një diss për ish-të dashurin e saj, të cilit i tregon se çfarë ka humbur?! Këtë nuk e dimë me siguri.