Policia e Elbasanit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti midis disa personave. Konflikti ka ndodhur në fshatin Bradashesh të Elbasanit dhe shkaku është për motive të dobëta. Falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve të policisë së komisariatit Elbasan u arrestua në flagrancë të Silvester Lleshi, 25-vjeç i cili me anë të një arme zjarri tip 'Zastava' kanosi një person me inicialet F.C.
Në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë të përfshirë në konfliktin e armatosur, E.Q , 22 vjeç, dhe F.B., 53 vjeç, të dy banues në Elbasan, për veprën penale moskallëzim i krimit. Ndërkohë policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale pistoletën tip 'Zastava' e cila ishte e mbushur me 5 fishekë.
Mbi 25- vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosje”, ndërsa për dy të arrestuarit e tjerë, E.Q dh F.B rëndon akuza për veprën penale “Moskallëzimi i krimi" .