Mundësi ideale ndryshimi! Kujdes në fundjavë, Jorgo Pulla paralajmëron…/ Horoskopi javor 21-27 tetor

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu Jorgo Pulla, i cili bëri një parashim të yjeve për  12-të shenjat e zodiakut për javën 21-27 tetor 2024. ”Kjo javë është shumë pozitive, pasi Plutoni jep mundësinë e ndryshimit të madh në karrierë, punë dhe dashuri. Gjithashtu në datën 23 tetor Dielli futet në Akrep dhe do u japë mundësi të gjitha shenjave, por pak kujdes në fundjavë sa i takon takimeve dhe vendimeve” tha Jorgo në fillim të bisedës. Por çfarë thonë yjet për secilën shenjë, sipas astrologut Jorgos Pulla?

Dashi

Dashi ka ide të reja në fushën e punës, karrierës dhe presin një ndryshim të madh, veçanërisht 10-të ditëshi i dytë i kësaj shenje. Në dashuri nuk do mungojnë disa lidhje të vjetra që rikthehen përsëri, sidomos Dash-Virgjëreshë dhe Dash-Peshk është kohë ideale për të rregulluar gjërat e tyre. Në anën ekonomike janë shumë mirë, veçanërisht me bankat, sigurimet do i kenë në vijë.

Demi

Do të zgjidhen çështjet e së shkuarës. Edhe pse nuk kanë patur momente të mira, tani vjen një moment shumë pozitiv, por vetëm në çështje familjare duhet të kenë kujdes shenja e Demit, që të mos e lënë pas dore. Në çështjet shpirtërore është një periudhë mjaft e mirë dhe pozitive. Ndërsa në fushën ekonomike është momenti më i mirë i mundshëm për shlyerje detyrimesh.

Binjakët

Diçka e re po vjen për Binjakët. Është një javë shumë e rëndësishme në nivel personal dhe profesional për ta. Kanë një mundësi tani ku do të ndryshojnë në çështjet e punës së tyre. Marrin disa para që i prisnin, fitojnë një çështje gjyqësore, si dhe vlerësojnë disa mendime të rëndësishme. Nga dita e enjte është moment i mirë për disa kontrata të rëndësishme. Në lidhje me dashurinë, një lidhje e thjeshtë kthehet në lidhje serioze. Në çështjet e financave, është koha më e mirë dhe pozitive.

Gaforrja

Edhe pse e nisin javën me pak stres, kjo javë do të jetë mjaft pozitive për ta. Në anën shpirtërore fundjava do të ketë një intesitet të madh. Në çështjet shpirtërore, Gaforre-Akrep është koha më e mirë. Në çështjet financare disa gabime nga e shkuara nuk do i bëjnë më, pasi do i stabilizojnë.

Luani

Nga teoria Luani shkon në praktikë dhe kjo është pak e vështirë në fushën e punës së tyre. Është koha dhe momenti i mirë sa i takon punës dhe karrierës së tyre dhe është një mundësi shumë e mirë për të rritur të ardhurat e tyre. Në çështjet ekonomike do të kenë disa mundësi të arta në fundjavë, pasi është koha më e mirë e mundshme.

Virgjëresha

Kanë një fillim të ri si shenjë toke që janë. Duhet të bëjnë pak kujdes me shëndetin e tyre, pasi kanë patur disa shqetësime nga stresi i akumuluar, ndaj duhet të jenë të vëmendshme për veten e tyre. Në anën e dashurisë janë në rrugën e duhur dhe të palidhurit kanë një mundësi të artë. Në çështjet e financave kjo javë ka nisur të japë shenja pozitive, por duhet të kënë dhe kujdes në shpenzime.

Peshorja

Lodhja dhe përpjekja e Peshoreve duket se tani e tutje do të shpërblehet. Vjen një moment shumë pozitiv për Peshoret ku do të kenë gëzime të mëdha. Kanë mundësi Peshoret për të zgjidhur çdo gjë në këtë javë dhe parashikohet si java më e mirë për ta, kështu që duhet pak durim.

Akrepi

Është shumë më mirë heshtja në këtë javë sesa të fliten gjëra pa mend. Zakonisht Akrepët flasin me sy dhe jo me fjalë. Mund të bëjnë ndryshime të mëdha, duke ikur nga një qytet në një qytet tjetër ose mund të bëjnë udhëtime të largëta. Në çështjet e dashurisë, kanë patur disa probleme në të shkuarën, por duket se tani gjërat kristalizohen. Mund të kenë disa probleme financiare, por çdo gjë do zgjidhet më së miri.

Shigjetari

Do të vlerësohen shumë në lidhje me punën e tyre në këtë javë. Në çështjet shpirtërore, duhet të shohin jo vetëm punën, por dhe dashurinë që e kanë lënë pak pas dore, pasi mund të prishin disa ekulibra. Nuk duhet të harxhojnë më tepër sesa duhet, sa i takon financave.

Bricjapi

Duket se fillim java është mjaft e mirë për ta. Kanë mundësi për të zgjidhur disa probleme ekonomike që kanë patur, por janë pak të mërzitur për disa çështje të tjera në fushën e familjes. Duhet të ecin përpara dhe të mos shohin pas! Mos merren me thashetheme, por të ecin përpara, pasi prishin ekulibrat. Në dashuri, ata që janë në një lidhje dhe duan t’a zyrtarizojnë, është koha pikërisht tani, e mërkurë, e enjte, e premte është koha ideale sidomos me Shigjetar, Dash dhe Ujor.

Ujori

Duhet të dëgjojnë instiktin e tyre, zemrën e tyre. Nuk duhet të shqetësohen për gjërat që kanë patur, pasi çdo gjë do të shkojë në vend shumë shpejt. Ujorët do të dalin shumë të fituar në të drejtën e tyre edhe pse mund të dëgjojmë gjëra nga ato të pa dëgjuara më parë. Do të marrin disa para me të drejtën e tyre, duke fituar një gjyq. Në çështjet shpirtërore, lidhjet me Binjak dhe Dash janë ideale.

Peshqit

Është një mundësi shumë e mirë tani për Peshqit, sa i takon punës dhe karrierës. Do kenë një ndryshim të madh, por nuk ka vend për t’u shqëtësuar. Duhet të shohin pak oraret që të mos përplasin gjërat që bëjnë. Në çështje që lidhen me anën shpirtërore, lidhjet afatgjata që kanë të bëjnë me Binjak, Luan, Shigjetar janë ideale, ndërsa nuk do të mungojnë udhëtimet në fushën e biznesit që janë të mbara.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar

Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar