Mundësi më të mëdha se Çekia, Kombëtarja ka 90.52 përqind shanse për finalet e Europianit! Kombinimet që na dërgojnë në Gjermani

Mundësi më të mëdha se Çekia, Kombëtarja ka 90.52 përqind shanse për finalet e Europianit! Kombinimet që na dërgojnë në Gjermani

Festa e Kombëtares në ndeshjen kundër Polonisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 2-0 me Poloninë për grupin E kualifikues të Euro 2024 dhe ka shanset më të mëdha në këtë grup për të shkuar në finalet e "Gjermani 2024". Sipas përllogaritjeve nga "UEFA Rankings" në Twitter, kuqezinjtë e Sylvinhos me 90.52 përqind shkojnë në Europian. Pas tyre Çekia që është e dyta e grupit dhe më pas Polonia, edhe pse skuadra e Fernando Santos ka vetëm gjashtë pikë, katër më pak se Shqipëria kryesuese.

Për t'u theksuar se Çekia e vendit të dytë (8 pikë) ka një ndeshje më pak dhe me një fitore ngjitet në krye, duke lënë kuqezinjtë në vendin e dytë. Nga grupi ynë kalojnë dy skuadrat e renditura të parat.

Shanset e kualifikimit

Me një llogaritje të thjeshtë, kjo nisur edhe nga rezultatet e kundërshtarëve dhe ndeshjet direkte mes tyre, Shqipëria edhe me vetëm tri pikë minimale mund të sigurojë "Euro 2024".

Tre pikë - Edhe nëse Kombëtarja grumbullon tri pikë në ndeshjet e mbetura, sërish ka shanse për t’u kualifikuar, por kjo do të jetë në dorën e kundërshtarëve. Çekia duhet të mposhtë Poloninë dhe Moldavinë, ndërsa polakët të ngecin me një barazim me Ishujt Faroe ose me Moldavinë. Kështu as Polonia dhe as Moldavia nuk do të arrinin 13 pikë, aq sa Shqipëria.

Katër pikë - Nëse në total merren 4 pikë, pra një fitore, një barazim dhe një humbje, sërish shanset për kualifikim janë, pasi kjo varet edhe nga rezultatet që do të marrin polakët dhe çekët dhe ndeshja direkt mes tyre.

Nëse kuqezinjtë marrim më shumë se kaq, shanset rriten edhe më shumë për të qenë për herë të dytë në histori mes 32 skuadrave më të mira të kontinentit.

Shqipëria për kualifikueset e Grupit E ka edhe tre ndeshje për të zhvilluar. Në 12 tetor në "Air Albania" luajmë kundër Çekisë, ndërsa në 17 nëntor udhëtojmë për në Moldavi. Kuqezinjtë mbyllin garën në 20 nëntor kundër Ishujve Faroe në Tiranë. Me tre ndeshje të mbetura, kualifikimin në lojë, vendin e parë dhe dy duele në shtëpi, duket se Kombëtarja ka nisur rezervimin e hotelit në Gjermani.

Renditja

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër zhvillohet takimi i 4-ët vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës

Nesër zhvillohet takimi i 4-ët vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës