HISTORIKE/ Kombëtarja 'qëndis' kuqezi flamurin evropian! Shqipëria mposht Poloninë 2-0 në 'Air Albania' dhe prenoton Euro 2024! Mësoni gjermanishten (VIDEO + FOTO)

FT/ Shqipëri 2-0 Poloni (Asani 37', Daku 62' )

Stadiumi 'Air Albania', Tiranë - Kualifikuese Euro 2024, grupi E

Arbitër: José María Sánchez 

TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit mundi 2-0 Poloninë në "Air Albania", për sfidën që vlente kualifikueset e grupit E për Europianin 2024 që zhvillohet verën që vjen në Gjermani. Për djemtë e Sylvinhos golat u shënuan nga Jasir Asani dhe Mirlind Daku në minutat 37 dhe 62.

Kuqezinjtë tanimë mbajnë kreun e grupit E me 10 pikë, dy më shumë se Çekia (një ndeshje më pak) dhe po dy më shumë se Moldavia. Me këtë humbje, Polonia mbetet në vendin e katërt me gjashtë pikë. Në fund Ishujt Faroe me vetëm një pikë.

Historike ishte fitorja e Kombëtares kundër Polonisë, teksa thyhet "mallkimi" 70-vjeçar që kishim kundër polakëve. Fitorja e fundit (dhe e vetmja deri para kësaj ndeshje) datonte në vitin e largët 1953.

Në 15 ndeshje të luajtura mes tyre, Shqipëria ka dy fitore, tre barazime dhe dhjetë fitore shkojnë për polakët. Paçka shifrave, kuqezinjtë e Sylvinhos treguan sot në fushë se asgjë nuk ka vlerë veç shpirtit dhe zemrës në fushë. Burrat e Shqipërisë dolën në fushë dhe veshën flamurin kuqezi në një duel që na afron me fazën finale të Euro 2024, që luhet në Gjermani verën që vjen.

Tanimë tanët kanë edhe tre ndeshje për të luajtur në këtë grup, teksa presim Çekinë në tetor, luajmë kundër Moldavisë (në transfertë) dhe me Ishujt Faroe po në Tiranë në nëntor.

Me një këmbë në Gjermani, kuqezinjtë treguan nivel të lartë loje kundër Polonisë, teksa iu falëm edhe VAR-it, që në minutën e 21-të anuloi një gol për pozicion jashtë loje të Kiuior.

Jasir Asani në minutën e 37 zhbllokoi ndeshjen me një perlë nga më shumë se 25 metra, me sferën që u ndal pas krahëve të portierit. Edhe në pjesën e dytë tanët zotëruan lojën dhe ishte Daku që pas disa sekondave në fushë (62') shënoi për 2-0, duke na afruar me historinë. Duket se suksesi i 2016, do përsëritet edhe në këto kualifikuese, me kuqezinjtë që janë me një këmbë në Europian dhe fatin e këtij triumfi e kemi vetë në "këmbë".

Renditja:

Komentet kryesore të ndeshjes:

90' Mbyllet ndeshja 2-0.

62' Shqipëri 2-0 Poloni! Mirlind Daku shënon golin e dytë për Shqipërinë pak sekonda pasi u fut në fushë. Ylber Ramadani asist për sulmuesin. Daku gjen golin e parë me kuqezinjtë në ndeshjen e tij të dytë.

46' Nis pjesa e dytë.

45+8' Mbyllet 1-0 pjesa e parë.

45' Tetë minuta shtesë.

37' Shqipëri 1-0 Poloni. Jasir Asani kalon në avantazh Shqipërinë me një supergol.

36' Asllani provon nga jashtë zone, topi del jashtë.

21' Kiwior kaloi në avantazh Poloninë pas një krosimi nga e majta e sulmit, me lojtarin që ishte pozicion jashtë loje. Arbitri spanjoll në fillim e akordoi golin si të rregullt, ndërsa ishte VAR që i erdhi në ndihmë kuqeiznjve, me kontrollin e teknologjisë që e cilësoi si pozicion jashtë loje.

7' Ka nisur me tensione ndeshja Shqipëri- Poloni në stadiumin "Air Albania". Tifozëria polake është përfshirë në një konflikt me kuqezinjtë, saqë është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

5' Ndeshja vijon normalisht. 

2' Ndeshja Shqipëri - Poloni u luajt vetëm pak sekonda në "Air Albania", para se arbitri spanjoll José María Sánchez ta ndërpriste duelin për më shumë se tre minuta pasi tifozat kuqezi hodhën flakadanë në fushë. Më pas gjithçka vijoi normalisht.

1' Nis ndeshja në 'Air Albania'.

Pragndeshja/ Tanimë ethet e ndeshjes kanë nisur, me tifozët që janë nisur nga mbarë trojet shqiptare për të qenë në stadium. Grupimi i Tifozave Kuq e Zi që prej orës 15:00 janë mbledhur në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, ku kanë nisur festën me këngë patriotike. "Xhamadani vija-vija, është Kosova është Shqipëria", dëgjohet të thonë tifozët, që kërkojnë një fitore sonte kundër polakëve për të vijuar me rrugëtimin drej Evropianit të Gjermanisë.

Në prag të ndeshjes, trajnerët Sylvinho dhe Fernando Santos kanë bërë me dije edhe titullarët në të dyja kampet. Kuqezinjtë luajnë me skemën 4-3-3, teksa Sylvinho ka bërë dy ndryshime nga ndeshja e tre ditëve më parë kundër Çekisë në Pragë. Strakosha dhe Uzuni do jenë në fushë nga minuta e parë kundër Polonisë.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, Uzuni, Cikalleshi Trajner: Sylvinho

Polonia (4-4-2): Szczesny; Cash, Kedziora, Bednarek, Kaminski; Kiuor, Zielinski, Szymanski, Krychouiak, Berezynski, Lewandowski Trajner: Fernando Santos

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:00
FOTOLAJM/ Tifozët polakë dhunuan tifozët shqiptare! Momenti kur policia ndërhyri me spraj

 Ka nisur me tensione ndeshja Shqipëri- Poloni në stadiumin "Air Albania". 

Tifozët polake u përfshinë në konflikt me kuqezinjtë, sa u desht ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Ata ndërhynë me spraj dhe u përdorën dhe shkopinj gome.

 

 

Ora 23:49
Armand Duka emocionohet pas Polonisë: Qava me lotët e Dakut, kemi të drejtë të festojmë


Armand Duka, kreu i FSHF-së foli për TV Klan pas fitores 2-0 që Shqipëria mori kundër Polonisë në "Air Albania" për kualifikueset e grupit E të Euro 2024.

"Fitore shumë e mirë, dua t’i falenderoj të gjithë , trajnerin, stafin, lotjarët, tifozët por edhe policinë e shtetit. Këta lojtarë meritojnë gjithçka. Nuk ka sesi të mos lotosh nga gëzimi. Kjo kombëtare po na dhuron shpesh emocione të tilla. E kemi ngritur stekën shumë, nëse marrim ndonjë barazim do t’i shajmë (qesh).

Cdo tur varet nga të gjithë, nëse jemi pozitiv këtë energji marrin edhe djemtë. Kur e mendoj tani, kam patur frikë kot pasi nuk na rrezikuan fare. Vlerësimi sot është më shumë se 10, jemi më të mirët e grupit, humbëm një ndeshje në Poloni që nuk duhej ta humbnim. Duhet të kemi parasysh që kemi edhe 3 finale. Ne tani mendojmë Çekinë, sot festojmë të gjithë. Çekia është më e mirë se Polonia dhe nuk ka vend për eufori. Të gjithë kanë të drejtë të festojnë.

Tre herë e kam parë intervistën e Dakut kur qau dhe tre herë kam qarë po vetë unë. Te goli i sotëm ishte fantastik, sulmues rrace.

Goli Aliajt apo i Asanit? Të dy ishin fantastikë, nuk mund t’i harroj.

A jemi në rrugën e duhur? Niveli ka progresuar goxha. Kam besim te kjo Kombëtare. Nuk themi që jemi më mirë se Polonia e Çekia por ballafaqohemi me to. Lojtarët janë të nivelit të lartë, marrin minuta. Shumë prej tyre luajnë në Serie A. Kanë të ardhme të sigurtë", tha Duka.

Ora 23:44
'Topi hyn në portë pasi jemi bashkë', Sylvinho: Kjo, fitore e popullit shqiptar


Kombëtarja shqiptare e futbollit mundi 2-0 Poloninë në "Air Albania", për sfidën që vlente kualifikueset e grupit E për Europianin 2024 që zhvillohet verën që vjen në Gjermani. Për djemtë e Sylvinhos golat u shënuan nga Jasir Asani dhe Mirlind Daku në minutat 37 dhe 62.

Pas ndeshjes për Supersport foli edhe trajneri i Kombëtares, Sylvinho.

"Kjo është fitorja e popullit shqiptar. Tifozët ishin të jashtëzakonshëm sot, na kanë ndihmuar pafundësisht shumë kundër Polonisë. Duhet të kemi kujdes pasi nuk mbyllet këtu. Sigurisht që ne e përgatitëm për fitore ndeshjen sot dhe e merituam fitoren. Kemi dhënë shpirtin dhe zemrën në fushë. Në fillim na ka munguar ai pasimi i fundit. Polonia na bëri presing të lartë dhe ne u munduam të bënim disa ndryshime dhe ia dolëm. Kualiteti i lojtarëve të Shqipërisë është i jashtëzakonshëm, i pabesueshëm. Topi hyn në portë pasi ne të gjithë jemi bashkë, aty jemi një. Broja? Është një futbollist i madh dhe shpresojmë që ta kemi gati. Kam qenë në Londër, e kam takuar dhe uroj që të ketë një shëndet të mirë.

Pse 4-2-3-1?  Mendoj se futbolli është shumë i shpejtë. E filluam me Poloninë 4-3-3 pastaj pamë që Bajramin i cili edhe në klubin e tij luan sulmues krahu e na duhej të ndryshonim.

Beson te rezervat në stol?

Ne kemi një mundësi të arrijmë objektivin, por duhet ta arrijmë të gjithë bashkë. Akoma se kemi arritur kemi dhe 3 finale por ata kanë punuar shumë mirë të gjjthë bashkë për ti'a arritur qëllimit. Ne jemi skuadër që vuajmë shumë por dalim mjaft mirë në sulm dhe kemi lojtar cilësor si Muçi, Bajrami, Asllani, Asani, Seferi, Uzuni. Duhet të festojmë sot por duhet të menaxhojmë shumë mirë 3 ndeshjet që na presin.Kam parë 10 ndeshje të Shqipërisë kur erdha këtu por e njoh shumë mirë skuadrën time. Por zemra dhe shpirti s'duhet të mungojë, mund të gabohet por njerëzit kanë nevojë për zemrën dhe shpirtin në fushën e lojës”, tha Sylvinho, që u kujdes të ulte euforinë.

Ora 23:38
“Goli i Asanit erdhi në momentin e duhur”, Ramadani: Ishte ndeshje e vështirë, por e dinim se çfarë do të na sillte kjo fitore

1694381993_ramadanidheasllaninkonferenc.jpg

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani pranoi se ishte një ndeshje e vështirë por ia dolën

 “Po normale ishte e vështirë, pasi pësuam golin, i thash Xhimit dhe Ismajlit që duhet të zgjohemi se do pësojmë. Goli i Asanit erdhi në momentin e duhur. Unë dje thash që do futemi të fitojmë, pasi e dimë çfarë do të na sillte kjo fitore, vazhdojmë ndeshje pas ndeshje, falenderojmë tifozët, stafin dhe presidentin pasi po bëhet një punë e mrekullueshme.
 

Viti i kaluar në Aberdin ka qenë viti më i mirë për mua, dua të punoj sa më shumë se jam 27- vjeç, dhe dua të jap më të mirën për kombëtaren dhe skuadrën time. Dua vetëm të punoj sa më shumë për të ecur përpara. Trajneri i ka dhënë më shumë liri Asllanit, duhet të menaxhoja Zielinskin. I kam thënë trajnerit ta ruaj pasi e njoh mirë si lojtar”, deklaroi ai për “SuperSport” pas triumfit ndaj Polonisë.

Ora 23:29
FOTO-VIDEO/ Fitorja historike kundër Polonisë, futbollistët e kombëtares këndojnë me tifozët këngën e Adem Jasharit

Menjëherë pas vërshëllimës finale nga arbitri, lojtarët kuqezi iu hodhën në qafë njëri tjetrit për të festuar fitoren historike ndaj Polonisë.

Shqipëria ia doli të mposhtë 2-0 Poloninë, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024. Për djemtë e Sylvinhos, golat u shënuan nga Jasir Asani dhe Mirlind Daku në minutat 37 dhe 62.

Kjo fitore ishte historike pasi thyhet "mallkimi" 70-vjeçar që kishim kundër polakëve. Fitorja e fundit (dhe e vetmja deri para kësaj ndeshje) datonte në vitin e largët 1953.

Ora 23:23
I dha Shqipërisë golin e dytë, Mirlind Daku: Ia dedikoj familjes dhe dëshmorëve që dhanë jetën për Kosovën dhe na bashkuan

Goli i tij në minutën e 62 i dha fitoren e sigurtë Kombëtares shqiptare. Në një prononcim për median pas ndeshjes Mirlind Daku zbulon se kujt ia dedikon golin

“Njeriun e drejtë Zoti i madh e ndihmon. Dhe ato lot që kam derdhur i kam derdhur nga thellësia e shpirtit, asnjë lot nuk ishte për atë pasim që nuk e dhashë mirë, por që debutova me kombëtaren dhe ka qenë një privilegj shumë i madh, një arritje shumë e madhe që sadopak të ndihmojë ekipin për kualifikimin në Europian.

Faleminderit Zotit që më shpërbleu punën dhe fituam. Golin ia dedikoj normalisht familjes time që më ka përkrahur gjithmonë, por edhe dëshmorëve në Kosovë që kanë dhënë gjithçka për atdheun që ne sot të luajmë e bashkohemi nga të gjithë trevat shqiptare”, tha Daku për “SuperSport” pas sfidës.

Daku falenderoi edhe presidentin e FSHF-së për mbështetjen.

Kombëtarja shqiptare e futbollit mundi 2-0 Poloninë në "Air Albania", për sfidën që vlente kualifikueset e grupit E për Europianin 2024 që zhvillohet verën që vjen në Gjermani. Për djemtë e Sylvinhos golat u shënuan nga Jasir Asani dhe Mirlind Daku në minutat 37 dhe 62.

Ora 23:21
Kristjan Asllani: Merita i takon trajnerit, ka forcuar grupin


Kristjan Asllani ishte padyshim një nga protagonistët e suksesit ndaj Polonisë, teksa bëri mjaft mirë shpërndarjen e lojës. Në përfundim të takimit mesfushori i Interit vuri theksin te forca e grupit, si çelësi i suksesit të Shqipërisë së Sylvinhos.

"E dinim rëndësinë e ndeshjes dhe forcën e kundërshtarit. Ata u mbrojtën mirë në pjesën e parë, por gjetëm atë supergol të Asanit. Në pjesën e dytë na vunë disi në vështirësi, por na shkoi shumë mirë dhe morëm këto tre pikë.

Është e vërtetë që me këtë trajner jemi bërë një grup shumë kompakt. Rrimë shumë bashkë dhe flasim shpesh, edhe jashtë fushe. Trajneri Sylvinho ka punuar shumë për të forcuar grupin dhe jemi shumë të kënaqur për këtë", tha Asllani për Supersport.

Ora 23:20
VIDEO/ Nga stadiumi tifozët 'derdhen lumë' nëpër sheshet e Tiranës, vijon festa për fitoren madhështore

 

Nga stadiumi ‘Air Albania’ festa e tifozëve kuqezinj pas fitores në kombëtares ndaj Polonisë është shpërndarë nëpër sheshet dhe rrugët e Tiranës. Me flamuj në duar nëpër rrugë dhe duke u rënë borive të makinave, mijëra tifozë nga të gjitha trojet shqifolëse, nuk i përmbajnë emocionet e kësaj nate historike.

Ora 23:19
NOTAT/ Shkëlqimi i Shqipërisë në fushë, Hysaj autokritikë! Gjimshiti 'eklipson' Lewandowskin


Shqipëria fitoi 2-0 me Poloninë në "Air Albania" për grupin E kualifikues të Euro 2024. Me golat e Asanit dhe Dakut, tanët janë një hap më pranë fazën finale të "Gjermani 2024".

Në duelin e Tiranës, për kuqezinjtë më të mirët në fushë ishin Hysaj dhe Gjimshiti me notat 7.5 sipas "Sofascore". Nota të larta edhe për Ismjalin dhe Strakoshën, ndërsa sulmuesi polak Lewandowski mbeti në hije me vlerësimin 6,6. Kujtojmë se në barazimin me Çekinë 1-1, Hysaj ishte ndër më të dobëtit në fushë, duke bërë autokritikë këtë mbrëmje.

Notat
Ora 23:08
‘Goditja fenomenale! E merituam fitoren!’ Jasir Asani flet për supergolin dhe çfarë i tha Sylvinho

Supergoli i Jasir Asanit çmendi tifozët e Kombëtares shqiptare. Në një prononcim pas fitores Asani falenderoi Sylvinho që I bëri ftesë në kombëtare.  

Jasir Asani:  Me rëndësi është fitorja. U futa që në minutën e parë. Sylvinho ka bërë një kombëtare shumë të mirë. Merituam fitore. Kam pasur bisedime edhe më përpara por nuk ka qenë e shkruar të isha në kombëtare.

Do të falenderoja Sylvinho se nëse nuk do ishte ai, nuk do të isha në kombëtare. Falenderoj nga zemra, se  ka bërë një kombëtare shumë të mirë. Kemi dhe tre ndeshje. Duhet të kthehemi në ekipe e të bëjmë më të mirën”

Ai zbulon dhe bisedën me trajnerin

“Më tha se goditja ishte fenomenale dhe nuk e prisja që do të godisje nga ai pozicion. I thashë ishte momenti. Unë e kam shënuar golin por meritë është e Sylvinhos dhe e skuadrës “

Ora 22:56
VIDEO/ Shqipëria fitore historike ndaj Polonisë, shpërthen festa e kuqezinjve në ‘Air Albania’

 

Ka shpërthyer festa e tifozëve kuqezi në stadiumin ‘Air Albania’ pas fitores historike të kombëtares shqiptare ndaj Polonisë, me me dy gola të mrekullueshëm të Jasir Asanit në pjesën e parë dhe Mirlind Dakut në pjesën e dytë.

Ora 22:18
VIDEO/ Pak sekonda në fushë, Mirlind Daku dyfishon shifrat për Shqipërinë

62' Shqipëri 2-0 Poloni! Mirlind Daku shënon golin e dytë për Shqipërinë pak sekonda pasi u fut në fushë. Ylber Ramadani asist për sulmuesin. Daku gjen golin e parë me kuqezinjtë në ndeshjen e tij të dytë.

Ora 22:08
'Se Shqipëri m’dha Zoti dhe Shqipëri do të mbes', banderola e 'Plisave' dedikuar Kosovës në Tiranë


Më shumë se 20 mijë tifozë kuqezinj janë të pranishëm në Air Albania, aty ku Shqipëria po luan kundër Polonisë për Euro 2024.

“Plisat“ e Prishtinës kanë shpalosur një parrullë dedikuar Kosovës, në të cilën shkruhet: “Se unë jam Kosova që nga plumbi s’vdes. Se Shqipëri më dha Zoti dhe Shqipëri do t‘mbes".

Ora 21:54
Supergoli i Jasir Asanit 'çmend' Ylli Agën, komentatori del nga vetja në transmetim direkt (VIDEO)


Shqipëria e mbylli 1-0 në avantazh pjesën e parë në ndeshjen kundër Polonisë në "Air Albania". Supergoli i Jasir Asanit në Tiranë ka "çmendur" edhe Ylli Agën në komentimin direkt të ndeshjes në Supersport.

 
Ora 21:26
VIDEO/ Kombëtarja e supergolave, Jasir Asani 'çmend' tifozët dhe kalon në avantazh Shqipërinë

37' Shqipëri 1-0 Poloni. Jasir Asani kalon në avantazh Shqipërinë me një supergol.

Ora 21:14
VIDEO/ Polonia i shënon Shqipërisë, VAR-i i vjen në ndihmë Kombëtares

21' Kiwior kaloi në avantazh Poloninë pas një krosimi nga e majta e sulmit, me lojtarin që ishte pozicion jashtë loje. Arbitri spanjoll në fillim e akordoi golin si të rregullt, ndërsa ishte VAR që i erdhi në ndihmë kuqeiznjve, me kontrollin e teknologjisë që e cilësoi si pozicion jashtë loje.

Ora 20:53
VIDEO/ Luhet vetëm pak sekonda, arbitri spanjoll ndërpret ndeshjen në 'Air Albania'! Tifozat Kuq e Zi flakadanë në fushë

 

Ndeshja Shqipëri - Poloni u luajt vetëm pak sekonda në "Air Albania", para se arbitri spanjoll José María Sánchez ta ndërpriste duelin për më shumë se tre minuta pasi tifozat kuqezi hodhën flakadanë në fushë. Më pas gjithçka vijoi normalisht.

 
Ora 20:53
VIDEO/ Tensione në ndeshjen Shqipëri–Poloni, polakët dhunojnë kuqezinjtë në ‘Air Albania’, ndërhyn policia

Ka nisur me tensione ndeshja Shqipëri- Poloni në stadiumin "Air Albania". Tifozëria polake është përfshirë në një konflikt me kuqezinjtë, saqë është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. Policia ka vendosur kordon të dyfishtë mes dy tifozerive.

Kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme që kombëtarja shqiptare e futbollit luan vitet e fundit. Kuqezinjtë presin në Air Albania për kualifikueset e Europianit 2024 Poloninë, një kundërshtar për të cilin 22 mijë biletat janë shitur më shumë se një muaj më parë. Kundërshtarët e përfaqësueses së Sylvinho-s do tentojnë fitoren për të kapërcyer në vendin e dytë, që aktualisht mbahet nga Shqipëria me 1 pikë më shumë.

Vlen të theksohet se Polonia ka një historik pozitiv përballjesh me Shqipërinë. E fundit e fituar 1-0 në mars të këtij viti në Varshavë, ndërsa në total janë zhvilluar 14 takime. 1 fitore për Shqipërinë, 3 barazime dhe 10 disfata në favor të polakëve.

Gjithsesi bazuar te koeficientët sonte nuk ka diferenca në fushë, referuar edhe faktit se atmosfera në kampin polak nuk është e mirë. Fitorja e kuqezinjve kuotohet 3.4, barazimi 3, ndërsa fitorja e Polonisë me koeficientin 2.4. Për rëndësinë e përballjes UEFA ka përzgjedhur një katërshe arbitrash nga Spanja, me kryesor Jose Maria Sanchez, i cili vendos drejtësi në La Liga.

Ora 20:32
VIDEO/ Lojtarët e Kombëtares futen në fushë, pritje e zjarrtë nga tifozët në 'Air Albania'! Policia 'blindon' sektorin e polakëve

Masat e policisë në sektorin mik

Lojtarët e Kombëtares shqiptare u futën në fushë për nxehmjen e zakonshme, para ndeshjes me Poloninë në "Air Albania". Tifozët pritën të preferuarit e tyre me duartrokitje të shumta, teksa 95 përqind e stadiumit është "qëndrisur" kuqezi.

Për t'u theksuar se në tribunat ku do jenë tifozt miq, policia ka shtuar sigurinë dhe ka krijuar një kordon për të shmangur çdo përplasje mes ultrasve.

Ora 20:24
Komplikohet situata e Kombëtares para Polonisë, Moldavia merr tri pikë dhe vendin e dytë në grup

Moldavia fiton në transfertë ndaj Ishujve Faroe dhe komplikon disi situatën në Grupin E kualifikues të Euro 2024, një grup në të cilin bën pjesë edhe Shqipëria. Moldavët fituan minimalisht me shifrat 0-1 falë një goli të Ratës në minutën e 53-të teksa pas këtij triumfi ngjiten në vendin e dytë me tetë pikë, po aq sa Çekia e vendit të parë dhe një pikë më shumë se Shqipëria e vendit të tretë.

Ora 20:15
Tifozi vjen nga SHBA-ja për Kombëtaren: Ndeshja më e rëndësishme në 15 vitet e fundit

 

Kombëtarja ka bërë krenar shqiptarët ende pa luajtur. Në prag të Shqipëri - Poloni, gazetari i Report TV ka intervistuar një tifoz që ka ardhur nga SHBA-ja për të ndjekur kuqezinjtë në "Air Albania".

"Kam ardhur specifikisht për ndeshjen nga Atlanta në SHBA, është ndeshja më e rëndësishme në 10-15 vitet e fundit. Nuk ndodh gjithmonë që të dalim në Evropian. Kam ardhur për këtë ndeshje, dua të falenderoj dajën që më ka gjetur biletat. Kam qenë edhe herë tjetër. Falenderoj Zotin që jam këtu", tha tifozi i Shqipërisë.

 

Ora 20:03
VIDEO/ Nxehet atmosfera në stadium, tifozët e Kombëtares mbushin shkallët e 'Air Albania'

 

Shqipëria dhe Polonia do luajnë sot në 20:45 në "Air Albania" për grupin E kualifikues të Euro 2024. Tanimë tifozët kanë "pushtuar" stadiumin dhe janë në pritje të nisjes së ndeshjes. 22 mijë zemra do rrahin kuqezi në impiantin e kryeqytetit, ndërsa miliona të tjera do e ndjekin nga çdo qyteti i Shqipërisë, Kosovës dhe diasporës.

 
Ora 19:21
FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho ndryshon Kombëtaren, Uzuni dhe Strakosha e nisin titullar kundër Polonisë


Shqipëria dhe Polonia do luajnë sot në 20:45 në "Air Albania" për grupin E kualifikues të Euro 2024. Në prag të ndeshjes, trajnerët Sylvinho dhe Fernando Santos kanë bërë me dije edhe titullarët në të dyja kampet. Kuqezinjtë luajnë me skemën 4-3-3, teksa Sylvinho ka bërë dy ndryshime nga ndeshja e tre ditëve më parë kundër Çekisë në Pragë. Strakosha dhe Uzuni do jenë në fushë nga minuta e parë kundër Polonisë.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, Uzuni, Cikalleshi Trajner: Sylvinho

Polonia (4-4-2): Szczesny; Cash, Kedziora, Bednarek, Kaminski; Kiuor, Zielinski, Szymanski, Krychouiak, Berezynski, Lewandowski Trajner: Fernando Santos

 

Ora 18:46
Policia masa të shtuara për ndeshjen me Poloninë, thirrje dhe kontroll të imtësishëm për tifozët


Policia e Tiranës ka marrë masa të shtuara për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë, e cila luhet sot në 20:45 në "Air Albania". Në prag të duelit, policia ka bërë thirrje me megafon për tifozët duke kërkuar që mos përdorin sende të forta në stadium, teksa po kontrollohen në mënyrë të imtësishme para futjes për në impiant. Në bashkëpunim edhe me sigurinë, policia ka marrë masat që mos futet asnjë mjet i palejuar në stadium. Për momentin situata duket festive, me "uraganin" kuqezi që po i drejtohet stadiumit.

Ora 18:36
VIDEO/ Dy orë nga fillimi i sfidës, si duket 'Air Albania' para ndeshjes me Poloninë


Shqipëria dhe Polonia do luajnë sot në 20:45 në "Air Albania" për grupin E kualifikues të Euro 2024. Në Tiranë gjithçka duket gati, teksa stadiumi është në gjendje perfekte. Prej një muaji në këtë impiant nuk është zhvilluar asnjë takim, pasi u mboll bari i ri që do inaugurohet prej lojtarëve të Shqipërisë dhe Polonisë.

Ora 18:30
'UÇK, UÇK', Tirana oshëtin nga thirrjet: Kosova është zemra e Shqipërisë (VIDEO)

 

Tifozë të shumtë kanë "pushtuar" Tiranën dhe po i drejtohen stadiumit "Air Albania", aty ku në 20:45 luhet ndeshja me Poloninë për kualifikueset e Euro 2024. Tifozët nga Kosova oshëtijnë me thirrjet "UÇK, UÇK" dhe "Kosova është zemra e Shqipërisë".

 
 
Ora 18:02
VIDEO/ Tifozët presin fitoren e Kombëtares, vogëlushi për Report TV: Shënon Bajrami dhe Uzuni

 

Ethet sa vijnë në shtohet, teksa tifozët e Kombëtares i janë drejtuar stadiumit "Air Albania", aty ku në orën 20:45 luhet Shqipëri - Poloni e vlefshme për grupin E kualifikues të Euro 2024.

Për gazetarin Ernest Koçi të Report TV, tifozët janë shprehur se presin një fitore në këtë duel.

"Ndeshja del 2-1, kemi ardhur nga Divjaka, vijmë shpesh për të parë  kombëtaren", tha tifozi.

Mbështetësit kanë mbërritur edhe nga jashtë kufijve të Shqipërisë.

"Kam ardhur nga Greqia për të parë ndeshjen, dalim 3-1".

"I thashë polakëve do dilni duarbosh nga Shqipëria, rezultati për sot do dali 3-2", thonë tifozët.

Një vogëlush parashikoi se golat do shënohen nga Uzuni dhe Bajrami.

"Golat do shënohen nga Bajrami dhe Uzuni".

Ora 17:44
'Uragani' kuqezi 'derdhet' në Tiranë: Xhamadani vija-vija, është Kosova është Shqipëria (VIDEO)

1694359240_tifozetkuqezitifozt.jpg
Shqipëria dhe Polonia do luajnë sot në 20:45 në "Air Albania" për grupin E kualifikues të Euro 2024. Në Tiranë dhe konkretisht në Bulavardin "Dëshmorët e Kombit" janë grumbulluar mijëra tifozë të Shqipërisë, që me këngë patriotike po presin orën për t'u futur në stadium dhe për të parë ndeshjen.

Ndërkohë që hyrja për në impiant ka nisur pak më vonë se ora 17:00. "Xhamadani vija-vija, është Kosova është Shqipëria", dëgjohet të thonë tifozët, që kërkojnë një fitore sonte kundër polakëve për të vijuar me rrugëtimin drej Evropianit të Gjermanisë.

 
 
Ora 16:45
VIDEO/ UEFA jehonë 'perlës' së Nedim Bajramit kundër Çekisë: Golazo!

Çekia dhe Shqipëria barazuan 1-1 për grupin E kualifikues të Euro 2024 tre ditë më parë në Pragë. Kuqezinjtë iu falën një "perle" të Nedim Bajramit në minutën e 66-të, duke bërë që të dilnin me një pikë me shumë vlerë nga "Fortuna Arena".

Goditja nga jashtë zone e fantazistit kuqezi ka bërë xhiron e medieve, me UEFA-n që ka vlerësuar sërish golin. "Golazo", kështu shkruan organizmi i futbollit.

 

Ora 16:28
Vëllezërit nga Prishtina mbërritën, 'Plisat' marshojnë drejt stadiumit 'Air Albania' (VIDEO)

1694355905_tifozt.jpg
Shqipëria dhe Polonia do luajnë sot në 20:45 në "Air Albania" për grupin E kualifikues të Euro 2024. Në mbështetje të kuqezinjve janë tifozët nga mbarë trojet shqiptare. "Plisat" e Prishtinës kanë mbërritur tanimë në Tiranë dhe kanë nxehur rrugët e kryeqytetit.

Ora 16:13
Sylvinho merr masat, kush është ylli i polakëve që na ka shënuar në dy ndeshjet e fundit


Shqipëria dhe Polonia do luajnë sot në 20:45 në "Air Albania" për grupin E kualifikues të Euro 2024. Kombëtarja kuqezi nuk ka kujtime të mira nga përballja me polakët, teksa shënon një fitore, tre barazime dhe dhjetë humbje me Poloninë në histori. Fitorja e vetme daton 70 vite më parë, në vitin e largët 1953.

Sa i takon dy ndeshjeve të fundit, polakët kanë fituar kundër tanëve me rezultatin 1-0 në Tiranë dhe 0-1 në Varshavë. Në të dyja takimet autori i golave ka qenë Karol Swiderski. 26-vjeçari nuk është ylli më i madh i polakëve, teksa luan në SHBA me Charlote FC.

Sulmuesi që vlen 6 milionë euro në treg, ka treguar se i ka kuqezinjtë "gjahun e preferuar". Nëse ai do e nisë ndeshjen nga minuta e parë, sigurisht që mbrojtja kuqezi nuk do jetë e fokusuar vetëm te Lewandowski.

Ora 16:01
VIDEO/ Statistikat janë për t'u thyer, Polonia kryeson kundër Shqipërisë! FSHF kujton 2 golat e 1984


Polonia pa frikë mund të cilësohet si "macja e zezë" e Shqipërisë në futboll. Kombëtarja evropiane na ka mposhtur 10 herë, teksa bilancet me polakët janë negative për kuqezinjtë.

Nëse i hedhim një sy përballjeve mes dy skuadrave, bilancet janë dukshëm në favor të Polonisë. 14 herë janë përballur skuadrat në histori, teksa Shqipëria ka marrë vetëm një fitore, ka barazuar tre herë dhe ka humbur dhjetë herë me Poloninë.

Në ditën e ndeshjes kundër skuadrës së Fernando Santos, FSHF është rikthyer në 31 tetorin e 1984, kur Polonia dhe Shqipëria barazonin 2-2 në stadiumin "Stali" në Mielec. Për grupin 1 kualifikues të Kupës së Botës, kuqezinjtë shënonin me Bedri Omurin dhe Agustin Kolën dy gola të bukur.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 11/09/2023 10:23

    Te dhjefsha levandoskin,jo ai po edhe messi te ishte ska ça bene nj lojtar i vetem kunder 11 luaneve tane. Na bet krenar Bravo cuna

    Përgjigju
  • halla esma: 11/09/2023 03:59

    ka qene jashte forme levandovski,pa e shihnit juve...

    Përgjigju
    • Ehuuu: 11/09/2023 11:35

      Levandovski 35 vjec e kusur, ky thote ka qen jashte forme. Se kur ishte ne form, ca ka bere me polonine. Jo levandoski, po dhe e jema e tij te ishte, se perballonin dot mbreme shqipet

    • Daja Goni: 11/09/2023 08:54

      Ncnnc hajde shqipe hajde..shko fli gjum

  • Berti: 10/09/2023 20:57

    Goli ne Prage shume bukur bravo ndoshta goli me ibukur i Kombetsres ne te gjitha koherat urige bajramit

    Përgjigju
    • Kistra: 11/09/2023 10:00

      Berti, na mesuan me gola te bukur, tani e kane te ndaluar te bejne gola dosido!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë