' Mundësi për të rregulluar gabimet e së shkuarës', parashikimi javor sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja cila është shenja më me fat…

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data  20 deri në 26 Qershor) duke parashikuar një javë të mirë për të gjitha shenjat.

“Kjo javë do të jetë shumë e mirë në përgjithësi për të gjitha shenjat dhe pa probleme. Do të jetë një javë ku gabimet e së shkuarës do të kenë mundësi të rregullohen. Ndryshime të mëdha me ndikime pozitive priten për të gjitha shenjat”

Shenjat më të favorizuara janë Gaforre,  Binjakët dhe Demi. Më të vemendshëm, larg kredive dhe çështjeve ekonomike duhet të tregohen Ujori, Akrepi dhe Luani.

 Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:

Dashi

Duket se në këtë periudhë jeni konkurrent më vetveten. Mundësi të mëdha do të ketë 10-ditëshi i dytë, duke qenë më i favorizuar.  Çështje juridike do të marrin zgjidhje. Sa i takon fushës sentimentale fokusi do të jetë tek lidhjet me probleme. Të mërkurën dhe të enjten është ditë e mirë për diskutime me  mundësi pozitive si në fushën shpirtërore ashtu dhe në atë ekonomike.

Demi

Mund të themi se do të jetë një javë e dobishme në familje.  Fokusi më i madh do të jenë udhëtimet.  Kjo javë është vendimtare për kontrata pune. Në fushën sentimentale lidhjet me Ujor dhe Peshore janë pozitive.  Një mundësi e re do t'ju vijë në fushën e punës.  Mund të keni lëvizje për mirë në pune, mbase në  profilin që ju takon.

Binjakët

Dhjetë ditëshi i tretë duhet të tregojë  kujdes në vendim marrje për çështje pune. Dita e sotme do të jetë ditë e mirë për bisedime sidomos pasdite për mbyllje kontratash. Në fushën shpirtërore lidhjet me Bricjap dhe Virgjëreshë duken se janë më pozitive. Dita e enjte dhe e premte ditë më të favorizuara për dhënie provimesh. Një problem i para 2 muajve do të marrë zgjidhje përgjatë kësaj jave.

Gaforrja

Ndikimi i Diellit në trekëndësh në Jupiter do të sjellë ndikime pozitive. Mund të keni një rritje në detyrë.  Mundësi ideale për të arritur majat,  ndaj mos qëndroni gjatë kësaj jave në heshtje, zhvilloni takime pasi është javë ideale me shanse shumë të mira për një vazhdimësi të mbarë.  Në fushën sentimentale kujdes, një debat me Peshqit mund të agravohet, mos përfshini të tretë në lidhjet tuaja.  Sot është një ditë ideale për zgjidhjen e një problemi që ju shqetëson. 

Luani

Edhe pse keni patur pak vështirësi gjatë kësaj periudhe duket se gjërat do të sistemohen. Vetëm duhet të tregoheni më të kujdesshëm në komunikim. Dita e sotme dhe dita e Diel janë ditë shumë të favorizuara për investime dhe ortakëri. Në fushën shpirtërore lidhje me Peshore pozitive.  Sa i takon stabilizimit ekonomik është në dorën tuaj.

Virgjëresha

Doni të arrini të gjitha qëllimet që keni vendosur. Jeni këmbëngulës pasi ky është muaj ideal dhe do të vazhdojë  dhe përgjatë muajit Korrik. Një ndryshim në punë apo biznes është për mirë. Më të kujdesshëm tregohuni në udhëtime,  kontrolloni dokumentacionin dhe mos i lini gjërat në moment të fundit. Në fushën shpirtërore të pa lidhurit janë më të pa vendosurit, nuk duhet të mendohen 1000 herë.  Hidheni ju hapin të parët, një njohje e re do të jetë e mbarë.  Zhvillime të reja priten në  fushën e biznesit.

Peshorja

Dini shumë mirë se çfarë doni të bëni dhe çfarë doni të arrini.  Dita e martë është ditë e mirë për takime. Ky është nje moment pozitiv për të stabilizuar anën ekonomike dhe shpirtërore.  Moment ideal për të zgjidhur një çështje.  Në fushën sentimentale do të  keni vijueshmëri pozitive. Për të pa lidhurit nje takim apo një njohje e re mund të kthehet në serioze.

Akrepi

Jeni pak në mëdyshje për një ndryshim pune. Ditën e mërkurë mund të keni një komunikim për ndryshim pune,  por mos u shqetësoni, pasi ndryshimi do të jetë pozitiv. Dhjetë ditëshi i parë dhe i tretë është më  i favorizuar.  Moment i mirë për të  zgjidhur probleme gjyqësore.  Fusha ekonomike financiare vijon e stabilizuar. Nga një person i shenjës së  Luanit mud t'ju ofrohet një biznes i cili do të rezultojë fitimprurës. 

Shigjetari

Çështjet ekonomike nuk janë sipas pritshmërisë tuaj, kujdes me shpenzimet. Gjithashtu të vemendshëm tregohuni me dokumentacionet e udhëtimeve. Një propozim për një  punë të dytë do t'ju vijë, por tregohuni të  matur. Edhe pse mund të jetë një burim të ardhurash nuk jeni në kohën e duhur pasi mund të humbisni dhe punën e pare. Në fushën shpirtërore lidhjet me Virgjëreshë dhe sidomos me Binjak janë mjaft pozitive. Tregohuni pak më të kujdesshëm me financat. Lidhjet sentimentale vazhdimësi ideale.

Bricjapi

Muajt e fundit keni qenë pak në dilemë në punë.  Është momenti të stabilizoni punët tuaja.  Keni gjithshka në kontroll, për ju vlen shprehja “as nuk ka, as  nuk mbarohet”.  Për Bricjapin kjo periudhë është mjaft e mirë me shumë mundësi të reja dhe fitim prurëse. Në fushën sentimentale keni patur pak probleme, një ndarje duket se do të rikuperohet dhe stabilizohet.  Lidhjet me Peshore, Dem dhe Shigjetar janë ideale për vazhdimësinë.  

Ujori

Çështje problematike në punë, në lidhje kontratash, apo në çështje ligjore.  Edhe pse do të jetë një javë e ngarkur çdo gjë do të stabilizohet në punët tuaja, ndaj mos u shqetësoheni.  Në fushën shpirtërore lidhjet me Bricjap dhe Akrep janë më intensive, më të kujdesshëm në një lidhje me shenjën e Akrepit të 10-ditëshit të tretë.  Rikuperimi ekonomiko- financiar është në dorën tuaj, pasi momenti ju favorizon.

Peshqit

Shumë flitet dhe përflitet për komunikimin tuaj në punë.  Një çështje që ju ka shqetësuar do të marrë zgjidhje gjatë kësaj jave. Një diskutim për një punë të pa paguar është momenti për t’a bëre tani dhe për të shkoqur gjërat.  Keni lindur për karrierë, kjo periudhë ështe ideale për të zgjidhur çdo gjë deri ditën e Diel. Në fushën shpirtërore lidhjet me Bricjap dhe Shigjetar janë pozitive.  Stabilizimi ekonomik do të vijojë deri në fund të Dhjetorit, edhe pse me ndryshime të cilat do të jenë kryesisht pozitive.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?