Mundësia reale për 'tangetopolin' dhe akuzat ndaj Bashës!

Mundësia reale për 'tangetopolin' dhe akuzat ndaj Bashës!

Lulzim Basha

Sot, po përsëritet e njëjta akuzë për mundësinë e financimit të Kremlinit ndaj PD! Në fakt në lidhje me këtë akuzë ka reaguar vetë ish kryetari Basha duke hedhur poshtë çdo akuzë të kësaj natyre!

Basha apo PD nuk kanë nevojë as për mbrojtjen time e ndoshta të askujt, sepse ajo ka forumet dhe njerëzit që mund t'i dalin zot, jo vetëm për këto akuza, por edhe për të tjera të ngjashme që mund të jenë në vazhdim!

Megjithatë pse tani përsëritet kjo? Të gjithë e dimi se kriza e PD ka nisur për shkak të vendimit që mori DASH duke shpallur "Non Grata" liderin historik! Kjo ishte një plagë e rëndë për gjithë historikun e PD dhe shkaku që hapi një krizë të pa rikuperueshme  brenda partisë! Kjo krizë e brendshme si dhe ajo përballë SHBA-ve duken të pakalueshme për sa kohë këta të fundit janë shprehur se është një vendim i pa negociushëm! Majde, SHBA e kanë riforcuar me deklarata të vazhdueshme se "Non Gratat" janë një politikë dhe një mekanizëm për të mos negociuar ndaj personave që akuzohen për korruspion madhor!

PD në këto momente ka nevojë për ta forcuar rolin e saj ndaj SHBA-ve dhe jo për të krijuar një vorbull thithëse që gllabëron dhe të tjerë në situata të ngjashme që në fund vetëm sa e dobësojnë!

Lulzim Basha edhe pse u dorëheq ai vazhdon të jetë një interlokutor i rëndësishëm i Opozitarzmit ndaj SHBA, BE e vendeve anëtare të Natos! Kjo është dëshmuar qartë në këto muaj edhe nga qëndrimet e Ambasadës Amerikane në Tiranë, nga Eskobar e të tjerë! Nëse do të ishin të qëndrueshme akuzat ndaj Bashës, ai më e pakta do të ishte zyrtarisht në listën e "Non Gratave". Basha, jo vetëm që nuk është në këtë listë, por mbetet politikani që po mban derën e hapur me SHBA, BE dhe vendet anëtare të Natos!

Megjithatë, në historinë 30 vjeçare ajo që po ndodh e duhet të ndodh është një analizë e thellë se çfarë ka ndodhur në këto 30 vite me sponsorizimet partiake, me donacionet dhe me sponsorizimet e fushatave elektorale?!

Shqipëria ka një sistem politike të kalbur 30 vjeçar të tranzicionit politik që është në prag të një procesi të ngjashëm me atë italian të quajtur "tangetopol", sepse kemi një klasë politike të konsumuar dhe dëshirën apo rrethanat për një rinovim thelbësor! Shqiptarët duhet të dinë se si kanë funksionuar e funksionojnë partitë politike shqiptare në këto 30 vite! Çfarë ka ndodhur me blerjen e tjetërsimin e votës? Çfarë ka ndodhur me fushatat elektorale? Pse kemi një kastë politike që ka monopolizuar çdo gjë dhe nuk hap rrugën për lidership të ri?!

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)