TIRANË - Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim dosjen e Hazir Maçit, Lejla Maçit, Çerkez Nikoçit, Ardjan Piranit, Alfred Maçit dhe Endrit Nezaj, të cilët akuzohet se mundësonin kalim të paligjshëm drejt SHBA-ve, duke përdorur dokumente të falsifikuara në këmbim të dhjetëra mijëra eurove.
Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë thuhet se Hazir Maçi - i hetuar më parë me të njëjtin aktivitet të kontrabandës njerëzore - u ka kërkuar të paktën tre shqiptarëve që për t’i dërguar në Amerikë dhe Kanada të paguajnë çmimin prej 35.000 dollarësh. Internerari që ndiqte Hazir Maçi për të kontrabanduar njerëz fillonte nga Shqipëria ku rektrutohen dhe më pas nga vendet e Europës drejt Republikës Domenikane, e prej andej me dokumenta false drejt Kanadasë ose nëpërmjet Porto Rikos duke përdorur dokumenta udhëtimi false për në Florida ose në shtete të tjera të ShBA-së. Ai ka drejtuar veprimtarinë kriminale nga ambjentet e paraburgimit të Fushë-Krujës, nëpërmjet telefonit duke përdorur 2 numra të ndryshëm për të komunikuar me familjarët e tij.
Lejla Maçi, bashkëshortja e Hazir Maçit, shoqëronte klientët që kishin paguar transportimin e tyre në mënyrë të paligjshme drejt SHBA-së, ndërsa i vëllai Ardjan Pirani shërbente për marrjen e porosive nëpërmjet linjave të udhëtimit Tropojë -Tiranë.
Ndërsa Endrit Neziraj i punësuar pranë agjencisë turistike, ka ndihmuar duke i vënë në disposicion foto të dokumentave të dy 2 të huajve, me qëllim Hazir Maçi të mundësonte kalimin e shtetasve të ndryshëm duke përdorur dokumenta model.
Çerkez Nikoçi uke qenë shofer automjeti ka mundësuar transportin e dokumentave të falsifikuara.
Ndërsa Alfred Maçi akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” pasi i vendoste në dispozicion Hazir Maçit të dhënat e pasaportës/pasaportën e tij Britanike si model për të prodhuar dokumenta të tjera të falsifikuara.
Cerkez Nikoci, 62-vjeç; Hazir Maçi, 58-vjeç; dhe Ardjan Pirani.u arrestuan nga policia më 11 shtator të vitit 2025.
Komente







