Mundja traditë, në Kukës mungojnë vajzat me këtë sport! Mundëset e Prizrenit: Fituam trofe, edhe vajzat ia dalin

Mundja është traditë në qytetin e Kukësit, por shihet si një sport vetëm i djeshme. Në ekip nuk bën pjesë asnjë vajzë dhe për të dhënë një mesazh ndryshime në qytet erdhën vajzat e ekipit të mundjes Kolosi në Prizren, të cilat zhvilluan disa seanca stërvitore.

“Mund ti them të gjitha vajzave që të merren me sport sepse të ndihmon në shendet, por edhe për një karrierë të mirë. I them vajzave të merren me çfardo lloj sporti sepse nuk mund të merren vetëm meshkujt me sport, por edhe vajzat", wshtw shprehur Dorentina Nezaj, mundëse e Prizrenit. 

“Me anë të sportit, mundjes të vullnetit të madh jemi duke ia dalë. Ndjehem krenare për veten, por edhe për vajzat e tjera të klubit që vazhdimisht po shkojmë lart e më lart me trofe. Po i tregojmë botës që edhe vajzat mund tia dalim",- wshtw shprehur Lorena Duraj, njw tjetwr mundëse e Prizrenit.

Klubi i Kolosit në Prizren ka në gjirin e saj dy sportistë të shquar si Erglena dhe Ernest Domi, motër e vëlla, të cilët kanë spikatur me çmime individual, ndërsa duke përfituar nga kjo stërvitje e përbashkët ato janë rikthyer në qytetin e tyre të lindjes.

“Më mirë këtu sepse atje akoma nuk jam mësuar siç duhet të bëj stërvitje. Klubi më ka pritur shumë mirë dhe falenderoj shumë trajnerin",- wshtw shprehur Ernesti. 

Përveç afrimit të vajzave në sportin e mundjes në Kukës ky bashkëpunim ka edhe qëllime të tjera.

“Qëllimi i kësaj stërvitje është bashkpunimi mes klubeve. Sidomos me atë të Kukësit që kemi një traditë që kur jemi takuar dhe presim rezultate në të ardhmen",- ka deklaruar Sadit Ferati, trajner i mundjes së Prizrenit.

K.M/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës