BEOGRAD - Shqipëria do të përfaqësohet me 5 mundës në Kampionatin Europian të Mundjes që fillon të martën më 6 mars 2012 në Beograd, kryeqyteti i Serbisë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba tha se ekipi përfaqësohet mirë në këtë veprimtari të rëndësishme.
Mundësit e Kombëtares së Shqiptarëve do të konkurrojnë në stilin e lirë dhe në mundjen Klasike (greko-romake). Në Mundjen Stil i Lirë Shqipëria përfaqësohet nga mundësit Fatjon Bare i Tiranës, Egzon Shala dhe Islam Islamaj të Durrësit me trajner Fuat Brahin.
Në Mundjen Klasike (greko-romake) për Shqipërinë do të garojnë Ergys Mirukaj i Partizanit dhe Miraldo Ndoka i Besëlidhjes me trajner Ermir Hasën. Kampionati do të përcaktojë numrin e sportistëve për turnetë kualifikues.

(aq/shqiptarja.com)