FIER - Prej kohësh në maternitetin e Fierit mungon gjaku. Kontributi që japin bankat e gjakut të Lushnjes dhe Vlorës mbeten i vetmi shpëtim për gratë shtatzëna dhe foshnjet e sapolindura.

I gjendur në këtë situatë emergjente drejtori i Maternitetit të Fierit Besnik Brahimaj kërkon sensibilizimin e komunitetit për të kontribuar me dhurim gjaku.

Rezervat e gjakut në dispozicion të maternitetit asnjë herë nuk janë të mjaftueshme në raport me nevojat. Ndihma e vetme në këtë rast janë familjarët e pacienteve të cilët janë të detyruar të dhurojnë gjak për të shpëtuar të afërmit e tyre.

(ad.ti/shqiptarja.com)