Alibeaj: Nuk morën pjesë në Reformën Territoriale nga frika se do humbnim zgjedhjet në 2015

VLORË- Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me disa demokratë të qarkut të Vlorës lidhur me reformën territoriale, për të cilën është ngritur një komision i posaçëm.

Kur Alibeaj u pyet lidhur me mungesën e deputetëve nga “grupimi” i Berishës në këtë komision, Alibeaj tha se ata nuk kishin bërë asnjë kërkesë për të qenë të pranishëm.

“Nuk është e vërtetë ajo që thotë ‘foltorja’. Unë kam thënë kushdo nga PD mund të bëjë kërkesë për të qenë në komision. Nuk pati asnjë kërkesë”– tha Alibeaj.

Alibeaj kujtoi edhe komisionin e Reformës Territoriale në vitin 2014, për të cilin u shpreh se PD nuk mori pjesë për shkak se kishte frikës mos humbiste në vitin 2015 në zgjedhjet lokale.

“Nga sa mbaj mend tek reforma territoriale, ne nuk kemi marrë pjesë sepse kemi pasur frikë. Kjo më vret mua, këtë nuk e duroj dot. Ne nuk morëm pjesë atëherë sepse kishim frikë se mos humbisnim në vitin 2015. Për këtë arsye sajuam mos-marrjen pjesë. Këtë nuk duhet ta pranojmë më. Ne duhet të marrim pjesë në çdo sfidë elektorale dhe politike”, u shpreh deputeti Alibeaj.

S.C/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar