Mungesa e energjisë elektrike në zonën juglindore të vendit si pasojë e motit të keq, ka bërë që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të shpallë gjendjen e emergjencës brenda kompanisë.
Operatori i shpërndarjes ka ngritur kështu rreth 22 brigada pune ku bëjnë pjesë 150 punonjës të 6 drejtorive rajonale, konkretisht të Shkodrës, Gjirokastërs, Tiranës, Durrësit, Elbasanit e Fierit, të cilët po punojnë për të stabilizuar situatën.
Pjesa më problematike ndodhet në qytetin e Librazhdit dhe zonat afër tij, ku dhe është ngritur shtabi i emergjencës, kryesuar nga drejtori i departamentit të shpërndarjes, Petraq Lika.
Sipas OSHEE-së në datat 4 dhe 5 janar është bërë e mundur rikthimi i energjisë për 4508 abonentë dhe po ashtu është bërë identifikimi i abonentëve pa energji elektrike.
Për shkak të motit të ashpër dhe bllokimit të disa akseve rrugore zonat problematike mbeten Qarrishta, Stërbleva, Sopoti Gurakuqi dhe Stavraj.
Në komunikatën për shtyp, OSHEE thekson se janë duke u marrë të gjitha masat e mundshme për rikthimin e gjendjes normale.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO