TIRANË - Mungesa e mbikalimeve dhe nënkalimeve është shqetësimi kryesor I drejtuesve të mjeteve që përshkojnë aksin Kukës Morinë pjesë e rrugës kombit.

Ky fakt përbën edhe një problem për banorët e këtyre zonave, të cilët janë të ekspozuar karshi aksidenteve rrugore, të cilat nuk kanë qenë të pakta, madje dhe me pasoja fatale.

Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report në këtë segment rrugor nuk kanë nevojë për koment.

Dëmtimi dhe grabitja e trafikndarësve përbëjnë një tjetër problem, sipas banorëve dhe krerëve të instancave vendore.

Sakaq problem mbetet edhe mungesa e një rrethrrotullimi në hyrje të qytetit të Kukësit.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)