Mungesa e ndriçimit në disa rrugë bëhet shpesh shkak për aksidente. Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, rreth 500 metër larg Rotondos së Dimalit.

Një automjet, tip Fuoristradë, duke qarkulluar nga Berati drejt Dimalit mbrëmjen e djeshme ka goditur nga prapa një mjet "Triçikël", që po qarkullonte në të njëjtin sens me të.

Si pasojë e përplasjes së fortë triçikli ka dalë nga rruga. I plagosur lehtë nga ky aksident ka ngelur drejtuesi i triçiklit, që është transportuar për mjekim në Spitalin Rajonal të Beratit.

Burimet policore konfirmojnë se shkak për aksidentin ka ndikuar edhe mungesa e ndriçmimit në rrugë si dhe mungesa e sinjalistikës së prapme të triçiklit.