Mungesa e rojeve në plazh
institucionet zgjedhin të heshtin 

Mungesa e rojeve në plazh<br />institucionet zgjedhin të heshtin 
Këshilltarja e ministrës së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Ekflodia Laskaj dje deklaroi se plazhet shqiptare janë të pajisur me roje të bregdetit. Ndërkohë ditën e sotme humbi jetën një turiste ruse, vetëm 16 vjeçe.

Ajo kishte ardhur të pushojë në plazhin e Ksamilit, por ka gjetur vdekjen si pasojë e mungesës së shpëtimtarëve.

Report Tv ka bërë një vëzhgim të gjithë plazheve të vendit ku vetëm në një rast janë disa të rinjë të cilët thuhet se janë roje, konkretisht në plazhin liqenor të Pogradecit.

Edhe në këtë rast ata nuk kanë asnjë pajisje shpëtimi, por quhen si të tillë, ndërkohë që nuk kanë as dylbi, as barrela dhe gjënë më minimale nuk kanë një bilbil që VKM 369 e parashikon.

Ndërkohë që plazhet si Velipojë, Shëngjini, Durrësi, Bregdeti i Fierit dhe ai i Vlorës nuk kanë asnjë shpëtimtar në plazhe të cilët mund të përkujdesen për pushuesit.

Në Velipojë ka dy kulla vrojtimi, por nuk ka shpëtimtar. Pushuesit thonë se ndihen të rrezikuar si pasoj e mungesës së rojeve në plazh. Ata thonë se kullat janë të vendosura kot.

“Deri tash nuk ka pas probleme por nuk i dihet. Duhet me pas edhe polic. Pak ka ktu dy janë me bo me pas nanji problem njani njeri”, shprehet një prej pushuesve.

Report tv u interesua në Bashkinë Shkodër për të marrë një prononcim se pse nuk janë vendosur roje plazhi, por në këtë bashki, zyra e shtypit paguhet vetëm për ti bërë freskë kryetares së bashkisë dhe jo për t’i përcjellë interesimin e mediave për informacion publik.

Edhe pse një nga plazhet më të frekuentuar në vend, plazhi i Velipojës ka probleme për sa i përket kullave të vrojtimit pro edhe rojeve bregdetare. Edhe ku ka kulla vrojtimi, mungojnë rojet bregdetare. Përballë kësaj situate të pafalshme Bashkia Shkodër nuk ka asnjë reagim. Përveç se nuk ka zbatuar urdhrin e kryeministrit kjo e fundit nuk denjon të japë as nj prononcim se si paraqitet situata në këtë plazh, me sa duket duhet të ndodhi ndonjë tragjedi që bashkia të reagojë.

Edhe në plazhin e Shëngjinit situata është e njejtë, por në këtë plazh nuk ka as kulla vrojtimi.

Në këtë plazh që nga nisja e sezonit turistik janë shënuar dy viktima, ndërkohë kreu i Njësisë Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj thotë se në kantatën e firmosur janë të përcaktuara edhe detyrimet e privateve, por kjo nuk është respektur. Sipas tije, kjo gjendje ka detyruar Bashkinë Lezhë të ngrejë menjëherë task forcen, ku do të ndërmerren masa ndëshkimore për të gjithë subjektet që nuk plotësojnë kriteret.

Duke qenë që kemi vënë re që në disa subjekte nuk po respektohen pikat e kontratës, ne kemi ngritur një task forcë, e cila që nesër do të operojë në të gjithë vijën bregdetare dhe duhet t’ju them që masat do të jenë të ashpra dhe shumë të rrepta, ku do të fillojë me gjoba dhe nëse nuk binden të zbatojnë kontratën që kanë lidhur, do të bëhet mbyllja e kontratës, mbylljen e aktivitetit, por ndoshta do të shkojë deri në sekuestrimin e çadrave ku kryejnë aktivitetin”, është shprehur Tonin Uldedaj.

As në Durrës nuk ka roje plazhi, kjo u faktua edhe nga një kronik e Report Tv e cila u transmetua pak ditë më parë. Edhe këtë pushuesit shprehin shqetësimin se mungesa e rojeve është rrëzik për pushuesit.

“Roja bregdetare do të ishte shumë mirë me qenë, biles së paktin 200- 300 metra”, thotë një nga pushuesit, ndërkohë që një tjetër shprehet se “Nuk ka siguri deti me qenë se duhet të kishte qenë roja me e rujt dhe me e dit se çfarë është duke u bërë me këtë popull.”

Pjesa bregdetare që administrohet nga Bashkia e Fierit si Darzeza dhe Semani thuajse është pa asnjë lloj mbikëqyrje pasi janë banorët ata që marrin rrezikun me vete në momenti që shkojnë për të pushuar. Pushuesit shprehen se nuk ka asnjë lloj kushti, të shqetësuar ata thonë se nuk ka asnjë përkujdesje në plazh. Për sa i përket rojeve ata i kanë dëgjuar vetëm në media, që të ketë një të tillë nuk kanë parë asnjëherë.

Duket që ska po është shumë e domosdoshme, duhet të jetë.Po rojet bregdetare nuk egzistojnë fare, po është shumë e nevojshme”, thotë një prej pushuesve.

Ku ka roje bregdetare ktu o xhan, vetëm shteti është, policia atje lartë”, deklaron për Report TV një tjetër pushues.

Ndërsa në vijën bregdetare që administrohet nga Bashkia Vlorë pavarësisht se janë shënuar mbi 4 viktima deri tani nuk shikohet asnjë masë e marrë për të vendosur roje në plazhe. Pushuesit thonë se ndiejnë frikë për mungesën e rojeve bregdetare, sidomos pas lajmeve për humbjen e jetëve të 4 të rinjve të cilët u mbyten një javë më parë.

“Jo ska pas, se si do behet? Ka ndodhur raste në Zvërnec që janë mbytur”, shprehet një nga pushuesit në Vlorë, ndërkohë që një tjetër shton se: Në këtë zonë nga sa mbaj mend unë, në 65 vjet nuk kam parë roje bregdetare në Vlorë”.

Report TV u interesuar në Bashkinë Vlorë për të marrë një prononcim në lidhje me mungesën e shpëtimtareve në plazhet që administron kjo bashki, por ky institucion ka mbyllur prej kohesh dyer për media, duke mos dhënë asnjë sqarim të paktën të ndihet sadopak përgjegjësi për mosrespektimin e ligjit që i ngarkohet kësaj bashkie.

Prej ditësh kemi kërkuar të kemi informacion apo një kontakt me kryetarin e bashkisë lidhur me ngjarjen e fundit ku katër të rinj u mbytën në ujërat tona dhe si pasojë nuk ka asnjë roje bregdetare apo kulla vrojtimi. Lidhur me këtë shqetësim të ngritur edhe nga vet pushuesit, kryetari i bashkisë edhe sot nuk ka kthyer përgjigje. 

I vetmi plazh që sadopak ka respektuar ligjin është bashkia e Pogradecit, ku në plazhin liqenor të saj ka vetëm dy roje të cilat janë pa asnjë mjet shpëtimi, por të paktën vëzhgojnë plazhin. Ndërkohë që pushuesit edhe në këtë vend kërkojnë ndihmën e bashkisë të kenë më shumë përkujdesje pasi liqeni është më problematikë në zhvillimin e notit, duke pasur parasysh edhe burimet të brendshme që ndodhen në të.

Mua nuk më ka rënë në sy të ketë, mase edhe nuk e njoh, a duhet të ketë një veshje të veçantë ato, po unë nuk e kam njohur”, thotë një prej pushuesve.

Ne s’kemi parë roje, deri tani jo”, shton një tjetër pushues.

 “Mbase rojet janë, po unë nuk i kam njohur”, thotë një tjetër.

Rojet që janë vetëm dy thonë se deri tani nuk kanë pasur probleme sa i përket ndërhyrjeve për të shpëtuar të mbyturit.

“Këtu kemi dy kulla vrojtimi, një ndodhet këtu dhe një ndodhet afro 250 metro që këtu. Gjatë gjithë kohës jemi në lëvizje, shyqyr deri tani nuk ka pasur ndonjë rast”, thotë një prej nga rojet bregdetare në plazhin e Pogradecit.

Drejtorja e urbanistikës dhe sistemim territorit në bashkinë Pogradec bën me dije se nga ana e saj janë marrë të gjitha masat, duke u punësuar dy roje të kualifikuar ndërsa nga data një gusht kur fluksi i pushuesve do të ritet numri i rojeve do të shkojë në tre.

“Momentalisht janë dy persona të cilët monitorojnë vetëm plazhin e qytetit i cili është më i frekuentuar më shumë nga turistët dhe nga subjektet private që ushtrojnë aktivitetin e tyre, këtë muaj shtohet edhe një person i tretë  nduke pasur parasysh që fluksi i turistëve vjen në rritje. Për momentin është menaxhuar mirë, mund të ketë nevojë për më shumë, mbase mund të ketë.  Pikat e tjera janë të veçuara, pika t e stacioneve të plazhit në Linë, në Tushemisht dhe përgjithësisht subjektet e tyre private e kanë në monitorim zonën dhe nuk kanë nevojë për staf shtesë nga bashkia”, deklaroi për Report TV,  Besmira Niko Urbanistika Bashkia Pogradec

Bregu i liqenit në Pogradec është mjaft i shtrirë për t’u mbuluar nga 3 shpëtimtar, por duke marrë parasysh që në të gjitha plazhet e vendit mungojnë totalisht kjo është disi e pranueshme. Ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Bregdetit deklaron se janë trajnuar më shumë se 40 roje plazhi

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane