Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Zakynthos të Greqisë teksa një 2-vjeçar humbi jetën pasi u sulmua barbarisht nga qeni Pitbull i familjes. Autoritetet kanë arrestuar babain shqiptar të fëmijës 2-vjeçar dhe mamanë britanike të akuzuar për neglizhencë.

Shqiptari ka deklaruar se ishte vajza e vogël e cila e thirri të atin duke bërtitur pasi 2-vjeçari u sulmua nga qeni.

"Vajza ime e vogël më thirri dhe unë vrapova shpejt, kjo është e gjitha që mbaj mend. Djali im i vogël iku", tha babai i djalit për Alpha me një zë të shkatërruar.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, çifti, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë, ishte nisur për të blerë furnizime për shtëpinë dhe kur u kthyen pak pas mesditës, djali i vogël i shpëtoi vëmendjes dhe shkoi drejt pemës ku ishte lidhur pitbull, e cila e sulmoi  duke i shkaktuar lëndime të rënda.

"Qeni ishte endacak, e kishin hedhur dhe e morëm sepse njerëzit në fshat bërtisnin se do t'i hante kafshët. E morra që të kishte një vend për të qëndruar dhe e hëngri fëmijën tim. Fëmija më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë", shtoi babai i fëmijës.

Prindërit e fëmijës e çuan atë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, ku mjekët luftuan për ta sjellë në jetë, por për fat të keq nuk ia dolën dot.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Greqi/ Qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, arresohen prindërit! Babai: Djali më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë