TIRANE-“Kjo është rrugica që 37 familjet dhe banorët e kësaj zone e konsiderojnë si të vetmen rrugë që kanë për të kryer nevojat e tyre dhe për të dalë nga shtëpitë.
Janë 42 fëmijë në moshë shkolle që ndjekin arsimin e detyruar dhe që duhet të kalojnë pikërisht mbi këtë rrugë. Gjithashtu ka edhe fëmijë në moshë më të vogël. Nëse shohim me kujdes, kjo rrugë është tejet e rrezikshme.
Jo vetëm që është e ngushtë dhe në raste të urgjencave familjare dhe vakive, është thuaje e pamundur, por edhe në kushte normale ka mungesë të lartë sigurie dhe nuk mundesh të ecësh normalisht”.
Edhe pse një pjesë e tyre janë vendosur në këtë pjesë të bregut të lumit që në vitin 1991, sërish aty mungon rruga. Dhe jo vetëm kaq, por edhe ajo që kanë improvizuar është tejet e rrezikshme. Kjo lagje është pjesë e administrimit të njësisë numër 8.
"Kemi 20 vjet që jetojmë këtu dhe kemi 20 vjet që kemi jetuar kështu. Po i lemë fëmiëjt pa shkollë për shkak të rrugës", tha një nga banorët.
"Kam qenë 7 muajsh shtatzënë kur u rrëzova këtu. U rrëzova tek lluca, tek balta. Po qanin fëmijët, na vdiq mami, na vdiq me bebin në bark. Janë rrëzuar fëmijët, janë bërë copë", u shpreh një banore.
"Me vdek njeri këtu nuk ka ku kalon, ose do e lemë xhenazen në spital ose në maternitet. Po kalojmë në oborret e njëri tjetrit. Mos të kesh rrugë ku të hyjë zjarrfikësja, të mos shkojë fëmija në shkollë. Të bjerë një zjarr këtu, i lan duart të gjithë lagjja”, tha një tjetër banor.
[gallery]21840[/gallery]
Bashkia pret të miratojë planin rregullues
Burime për Report tv në Bashkinë e Tiranës, u shprehën se së shpejti do të kalojë për miratim edhe plani për rregullimin e bregut të lumit. Kjo është një zonë informale e cila do të marrë zgjidhje pasi të miratohet edhe plani rregullues.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO