Mungesa e Tahirit në 27-vjetorin e PS, Peleshi: Do doja ta shihja këtu! Majko: S’është i vetmi

Për herë të parë Saimir Tahiri nuk ka marrë pjesë në një përvjetor të themelimit të PS që prej ditës së parë që ai militon në këtë forcë politike. Ish-kryetari i degës së PS për Tiranën dhe ish-ministri i Brendshëm ndodhet në një përballje me drejtësinë pas akuzave për bashkëpunim në trafik droge, e cila e shkëputi atë nga jeta politike. 

Por si është përjetuar mungesa e Tahirit në radhët e socialistëve në 27 vjetorin e themelimit të partisë? Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi thotë për Report Tv se do donte ta shihte Tahirin në mes të socialistëve duke festuar, pasi sipas tij ai ka dhënë një kontribut të vyer në selinë rozë dhe nuk ngurron ta quajë kontributor të jashtëzakonshëm.   

Çdo socialist është patjetër pjesë e brendshme e kësaj partie. Saimiri është një kontributor i jashtëzakonshëm i PS-së, ka drejtuar PS-në e Tiranës që është zemra, bërthama e kësaj organizate të madhe. Do doja ta shihja këtu dhe ta falënderoja, ta përgëzoja për çfarë ka bërë për këtë forcë politike ku militojmë së bashku për të mirën e vendit. 

Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë

Pandeli Majko është më gjakftohtë dhe mungesën e Tahirit e paralelizon me atë të shumë socialistëve të tjerë.

Mos e shikoni nga ky këndvështrim, këtu ka shumë mungesa, ne secilën e përjetojmë sipas mënyrës tonë.

Pandeli Majko, ministër i Shtetit për Diasporën

Edhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli nuk e sheh si dramatike mungesën e ish-ministrit të Brendshëm.

Mua më mungojnë të gjithë socialistët që s’kanë mundur të jenë këtu prezentë. Mund të kenë shumë më tepër kontribut se shumë të rinj këtu. I uroj të gjithëve atyre që mungojnë.

Mimi Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes, deputete

Edhe pse mungoi fizikisht, Saimir Tahiri uroi socialistët përmes një postimi në rrjetet sociale. Tahiri thekson se ka gjithmonë momente të vështira e se ka pasur mbështetjen e kolegëve në çdo moment. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhaferri: 13/06/2018 11:34

    Tahiri mori detyrimin qe I detyrohet Ed Rama per punen qe beri DHE DETYRIMI ESHTE NJE NGA GJASHTE KULLAT QE DO TE NDERTOHEN PAS PRISHJES SE TEATRIT KOMBETAR

    Përgjigju
  • Albani: 13/06/2018 08:32

    Z Peleshi s eshte ne gjendje te dalloj se c eshte pleh e c eshte pesticid.Ky eshte skandal per ju! E di ti se injoranca e juaj ka vrare shume shqiptare!

    Përgjigju
  • Hysni Osmanaj: 13/06/2018 08:29

    Jam dakort me mendimin e z.Majko...Ne festimet e pervjetorve te PS eshte bere zakon qe te mos ftohen shume figura me vlera dhe kontribute...gje qe e demton imazhin e saj....GEZUAR!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Integrimi  në BE, Hasani: Na duhet të bëjmë detyrat tona! Me rëndësi që procesi të jetë transparent e të mos varet nga marrëdhëniet dy palëshe

Integrimi në BE, Hasani: Na duhet të bëjmë detyrat tona! Me rëndësi që procesi të jetë transparent e të mos varet nga marrëdhëniet dy palëshe