Shqetësimet për mungesat e vazhdueshme të ushqimit në Korenë e Veriut po rriten, me burime të shumta që zbulojnë se për shkak të urisë janë shtuar mundësitë për humbje jete.
Disa ekspertë thonë se vendi ndodhet në situatën e tij më të keqe që nga zia e bukës e viteve 1990 e njohur si "Marshi i mundimshëm" që shkaktoi urinë masive dhe vrau qindra mijëra njerëz, ose rreth 3-5% e asaj që ishte atëherë një popullsi prej 20 milionë banorësh.
Të dhënat e tregtisë, imazhet satelitore dhe vlerësimet nga Kombet e Bashkuara dhe autoritetet e Koresë së Jugut tregojnë se furnizimi me ushqim tani është nën sasinë e nevojshme për të përmbushur nevojat minimale njerëzore, sipas Lucas Rengifo-Keller, një analist kërkimor në Institutin Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare.
“Edhe nëse ushqimi do të shpërndahej në mënyrë të barabartë diçka që është e paimagjinueshme në Korenë e Veriut ku elita dhe ushtria kanë përparësi, sërish do të ketë vdekje për shkak të urisë”-u shpreh eksperti.
Zyrtarët e Koresë së Jugut pajtohen me këtë vlerësim, me Seulin që njoftoi së fundmi se beson se vdekjet nga uria po ndodhin në disa zona të vendit. Megjithëse provat e forta për të mbështetur këto pretendime mungojnë për të izolimit të vendit.
Edhe para pandemisë Covid, gati gjysma e popullsisë së Koresë së Veriut ishte e kequshqyer, sipas Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë.
Komente










