Mungesat, QSUT edhe pa ngrohje

Mungesat, QSUT edhe pa ngrohje
TIRANE- Jo vetëm pa barna, por edhe pa ngrohje. Kjo është situata me të cilët përballen çdo ditë pacientët e shtruar në Qendrën Universitare Spitalore "Nënë Tereza". Dhe kjo pasi sistemi i ngrohjes nuk është vënë ende në punë, pavarësisht se termometri po shënon çdo ditë e më shumë temperatura mjaft minimale.

Për këtë arsye, pacientët janë detyruar që të sigurojnë vetë një ngrohje rrethanore, duke blerë ngrohës të vegjël. Ankesat e pacientëve prej të ftohtit kanë mbërthyer pothuajse të gjitha pavijonet e kësaj qendre spitalore prej ditësh.

Shkak për mosvënien në punë të ngrohjes, sërish janë bërë vonesat dhe zvarritjet në realizimin e tenderëve përkatës, nëpërmjet të cilëve sigurohet edhe lënda djegëse për kaldajën. Ndonëse janë tejkaluar të gjitha afatet e përcaktuara, tenderët që sigurojnë lëndën djegëse për vënien në punë të sistemit të ngrohjes ende nuk kanë nisur të bëhen, çka do të thotë se pacientët do të duhet të sigurojnë vetë ngrohjen.

E sikur kjo të mos mjaftonte, nisja e shirave ka riaktivizuar mykun e lagështirën nëpër tavanet e dhomave të shtrimit, gjë e cila çon në shtimin e ditëve të qëndrimit të një pacienti në spital. Por duket se realizimi i tenderave që do të vërë në punë kaldajat do të mund të realizohet vetëm gjatë muajve në vijim, dhe deri atëherë pacientët duhet të kujdesen vetë për ngrohjen.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Në dashuri ju pret një ditë e vështirë për shkak të një situate të komplikuar... horoskopi për ditën e sotme

Në dashuri ju pret një ditë e vështirë për shkak të një situate të komplikuar... horoskopi për ditën e sotme