Mungesë të fuqisë punëtore në Gjermani, 250 mijë vende të lira pune për zanatçinjtë

Mungesë të fuqisë punëtore në Gjermani, 250 mijë vende të lira pune për zanatçinjtë

foto ilustruese

Ekonomia gjermane vuan nga mungesa e fuqisë punëtore. Kritikat e krerëve të ekonomisë gjermane lidhen me procedurat administrative të komplikuara dhe qëndrimin e autoriteteve të vizave.

Për shkak të mungesës së ndjeshme të fuqisë punëtore, krerë kryesorë të ekonomisë gjermane kërkojnë lehtësimin e rregullave të migrimit.

"Ne në Gjermani kemi vështirësi të mëdha zgjerimi të sipërmarrjeve, sepse thjesht nga mungon fuqia punëtore", është shprehur presidenti i DIHK, Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, Peter Adrian për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Qendrore të Zanateve Gjermane, Holger Schwannecke ka theksuar për dpa, se aktualisht në degën e zanatçinjve gjermanë ka rreth 250.000 vende të pazëna pune.

"Ne kemi nevoje me urgjencë për fuqi të kualifikuar. Dhe këtë duhet ta bëjmë përmes kualifikimit të mëtejshëm në vend dhe rekrutimit të të gjitha potencialeve të brendshme, por edhe përmes prurjes së fuqisë punëtore nga jashtë." Në këtë drejtim bëhet shumë pak.

Kreu i DIHK, Adrian ka kritikuar pengesat që ndeshin forcat e kualifikuara nga jashtë. "E nevojshme është një procedurë e pakomplikuar e konsullatave dhe përfaqësive jashtë. "Kjo dështon në moment thjesht nga strukturat e administratës", tha Adrian. Edhe Schwannecke kritikon procedurat e gjata për dhënien e vizës, "konsullatat janë të mbingarkuara". Shumë gjëra ende bëhen me dorë, dhe jo në formë digjitale dhe nuk është frytdhënëse, që ende "nuk kemi një kulturë mirëseardhjeje për fuqinë e kualifikuar punëtore".

Peter Adrian rrëfen një rast se si për sipërmarrjen e tij me ndihmën e Dhomës së Tregtisë së Jashtme mori një punëtor nga Maroku. "Kjo zgjati 10 muaj. E madje më uruan të gjithë, se u bë kaq shpejt. Ka raste ku procedurat zgjasin dy ose tre vjet. Kjo nuk lidhet vetëm me procedurat që nuk janë më të kohës, por edhe në qëndrimin e autoriteteve në vend." Shumë shpesh konceptet e shërbimit dhe orientimit për ofrimin e shërbimeve janë të panjohura, kritikoi Adrian./DW

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 26/12/2022 12:40

    Pra Shqiperia duhet te pergatitet per zbrazje 100 deri 150 mije forca pune per vitin 2023 dhe kryeminister edvini te bej llap-llap bashke salihun e liken.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë