Mungesë ushqimi, Afganët detyrohen t’u japin fëmijëve ilaçe që të flenë sa më shumë

Mungesë ushqimi, Afganët detyrohen t’u japin fëmijëve ilaçe që të flenë sa më shumë

Afganët po u japin fëmijëve të tyre të uritur ilaçe qetësuese, ndërsa të tjerët kanë shitur vajzat dhe organet e tyre për të mbijetuar. Në dimrin e dytë që kur talebanët morën pushtetin dhe fondet e huaja u ngrinë, miliona njerëz po vuajnë mungesën e ushqimit, raporton BBC.

"Fëmijët tanë vazhdojnë të qajnë dhe ata nuk flenë. Ne nuk kemi ushqim. Kështu që shkojmë në farmaci, marrim tableta dhe ua japim fëmijëve tanë që të ndihen të përgjumur”, tha Abdul Wahab.

Ai jeton pak jashtë Heratit, qyteti i tretë më i madh i vendit, në një vendbanim me mijëra shtëpi të vogla që është rritur gjatë dekadave, të mbushura me njerëz të zhvendosur dhe të goditur nga lufta dhe fatkeqësitë natyrore.

BBC e ka pyetur atë dhe disa të tjerë se sa prej tyre u japin ilaçe qetësuese fëmijëve pët t’i vendosur në gjumë.

Ata u përgjigjën: “Shumë prej nesh, të gjithë ne”.

Një prej tyre nxorri nga xhepi një pako alprazolam, që është një qetësues që është për të trajtuar çrregullimet e ankthit. Ghulam ka gjashtë fëmijë, më i vogli një vjeç, i cili tha se këtë ilaç i’a jep edhe djalit të vogël. Ndërsa të tjerë treguan tableta escilatopram dhe tableta sertraline që thanë se po ua jepnin fëmijëve të tyre.

Mjekët thonë se kur u jepen fëmijëve të vegjël që nuk marrin ushqimin e duhur, ilaçe të tilla mund të shkaktojnë dëmtim të mëlçisë, së bashku me një sërë problemesh të tjera si lodhja kronike, gjumi dhe çrregullime të sjelljes.

Sipas kërkimit të BBC, në një farmaci lokale kanë zbuluar se mund të blinin pesë tableta të barnave që përdoren për 10 afganë (rreth 10 cent amerikan).

OKB-ja ka thënë se një "katastrofë" humanitare po shpaloset tani në Afganistan. Shumica e burrave në zonën jashtë Heratit punojnë si punëtorë me pagë ditore, të cilët kanë vite që bëjnë jetë të vështirë. Rritja marramendëse e normave të kequshqyerjes është dëshmi e ndikimit që uria tashmë ka te fëmijët nën moshën pesë vjeç në Afganistan.

Kudo njerëzit janë të detyruar të marrin masa ekstreme për të shpëtuar familjet e tyre nga uria. Amar  është 20 vjeç dhe iu nënshtrua një operacioni për heqjen e veshkës tre muaj më parë, i cili mori rreth 3,100 dollarë, shumica e të cilave u përdorën për të paguar borxhet që kishte marrë hua për të blerë ushqime për familjen e tij.

Shitja e organeve për para nuk është asgjë e re në Afganistan, e cila ka ndodhur edhe para se talibanët të merrnin pushtetin.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë