Mungoi në Komisionin e Shëndetësisë, opozita debate për ministren Ogerta Manastirliu: Mungesë serioziteti

Ishte parashikuar që në Komisionin e Shëndetësisë këtë të mërkurë të diskutohej çështja e dyfishimit të çmimeve për shërbimet dentare por ky diskutim u kthye në një debat nga deputetët e opozitës.

Shkak u bë mungesa në Komision e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila kishte dërguar në vend të saj zv. ministren Mira Rakacolli. Për opozitën kjo është një mungesë serioziteti.

"Unë nuk e kuptoj dhe pësëri i bashkohem shqetësimit të kolegëve , se çfarë mund të jetë më e rënësishme për  Ministrinë dhe Ministren e Shëndetësisë në axhendën e saj , sesa paraqitja në Komisionit Parlamentar të  Shëndetësisë.  Për më tepër për njëçështje delicate , për një shkelje të rëndë të ligjit.

Bardh Spahia, deputeti i PD-së

Debati më pas u zhvendos mes kryetarit të Komisionit Petrit Vasili dhe deputetes së Partisë Socialiste Klotilda Ferhati. Sipas deputetes së PS, përgjegjësia mbetet e Kryetarit të Komisionit që lajmëroi vetëm dy ditë para, duke mos mundësuar ndryshimin e axhendës së ministres Manastirliu.

Klotilda FerhatiNë qoftë se ju donit takishit me patjetër të keni  ministren, nuk duhet ta vendosni ju datën dy ditë para dhe duhet t’ia kërkonit komisionit.  Dhe  keni qenë këtu qenë këtu kur edhe anatërtë e komisonit na kanë kësilluar që duhet të komunikojmë për gjithçka për të arrituar atë që duam.

Vasili: E vendos Komisioni orarin.

Rritja e çmimeve për shërbimet dentare ka nxitur mjaft pakënaqësi te qytetarët. Ministria e Shëndetësisë është shprehur kundër vendimit të Urdhrit të Stomatologëve duke e paditurnë Gjykatë, ndërkohë ka siguruar qytetarët se nuk do të ketë rritje çmimesh te klinikat dentare.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur