Mungoi në mbledhjen e bashkimit të grupit të Bardhit me Rithemelimin, Tabaku: Nëse motoja e PD është ‘lufta kundër SPAK’, jemi ende në krizë

Mungoi në mbledhjen e bashkimit të grupit të Bardhit me Rithemelimin, Tabaku: Nëse motoja e PD është ‘lufta kundër SPAK’, jemi ende në krizë

Deputetja, Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme (12 shkurt) ku u zyrtarizua bashkimi mes grupit të Gazment Bardhit dhe Rithemelimit. Tabaku ishte në listën e deputetëve që mungonin, duke pasur edhe arsyetimin “për arsye shëndetësore”.

Por në postimin e bërë në rrjetet sociale pas akuzave të bëra në media mbi mungesën e një qëndrimi konkret nga ana e saj, Tabaku ka treguar qartë se nuk pranon të bashkohet në të njëjtin grupim me Sali Berishën.

Ajo shkruan se PD nuk mund të jetë kurrë një forcë politike qeverisëse nëse vijon të ketë të njëjtin ligjërim të Sali Berishës prej 33 vitesh. Duke bërë thirrje për të ndërtuar një PD ndryshe, deputetja thekson se partia është ende në krizë nëse motoja mbetet lufta kundër SPAK, ashtu siç predikon Berisha i cili ka akuzuar prokurorët e posaçëm si të përdorur nga kryeministri Edi Rama.

“Nëse PD nuk e ndryshon veten e saj për t’iu përshtatur modernitetit dhe ligjërimit që kërkojnë shqiptarët. Nëse kjo forcë politike vazhdon të mbetet në krizën e një partie që përsërit fjalimet e 3 dekadave me të njëjtën stil dhe leksik nuk do të jetë kurrë një forcë që do të përthithë nevojat e një Shqipërie që lëngon. Nëse motoja e PD mbetet lufta kundër SPAK atëherë jemi ende në krizë. Se kemi betejën me askënd por me kundështarin. Mbase shumë demokratë kanë hequr dorë, detyra ime për sa të kem fuqi është t’i ftoj ato në këtë forcë për të ndërtuar diçka ndryshe. Për një PD ashtu siç e meritojnë qytetarët, shumica e heshtur që ka zgjedhur të mos përzihet në sherrin brenda shtëpisë. Shumica e heshtur që ka zgjedhur të mos jetë palë me askënd që nuk ofron një alternativë të sinqertë për të dalë nga ky batak.  Nëse flasim për këtë bashkim, jam këtu e pranishme! Ndoshta pikërisht ky bashkim mund të duket absurd por nëse flasim për një alternativë të tillë atëherë ne jemi në rrugën e duhur për t’i ofruar shqiptarëve një alternativë të besueshme përballë regjimit aktual”- shkruan Tabaku ndër të tjera në reagimin e bërë.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë