Mungojnë avokatët, bllokohet dosja 
'Lazarati 2014', seanca më 28 korrik

Mungojnë avokatët, bllokohet dosja <br />'Lazarati 2014', seanca më 28 korrik
TIRANË - Ka dështuar sërish procesi për 12 të pandehurit e Lazaratit përfshi Gate Mamhmutajn dhe Arbion Alikon. Shkak për mos nisjen e gjykimit ndaj tyre është bërë sërish mungesa e avokatëve si një seancë më parë.

Krimet e Rënda vendosën që ky proces të zhvillohet çdo të mërkurë të javës, ndërsa pritet që seanca e fundit për këtë sezon të mbahet më 28 korrik e më pas procesi të transferohet në muajin shtator për shkak të pushimeve verore.
 
Gate Mahmutaj dhe Arbion Aliko gjykohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që qëlloi ndaj policisë në aksionin e një viti më parë në fshatin e Lazaratit kundër kultivimit të lëndës narkotike. 20-vjecari Aliko është i akuzuar edhe për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në qershor të 2015-ës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Hyri me forcë në bankën e nivelit të dytë mbrëmjen e së shtunës, arrestohet 38-vjeçari: Nuk mbaj mend gjë, isha i dehur (EMRI)

Korçë/ Hyri me forcë në bankën e nivelit të dytë mbrëmjen e së shtunës, arrestohet 38-vjeçari: Nuk mbaj mend gjë, isha i dehur (EMRI)