Mungojnë kanalizimet në Kuçovë, banorët në protestë: Kemi 8 vjet që përmbytemi

Mungojnë kanalizimet në Kuçovë, banorët në protestë: Kemi 8 vjet që përmbytemi

Pamje nga protesta e banorëve

Banorët e fshatit Perondi në Kuçovë janë ngritur në proteste për mosfunksionimin e kanalizimeve të ujerave të zeza prej 8 vitesh. Ata kërkojnë ndërhyrje nga bashkia pasi gjithë këto vite janë përmbytur vazhdimisht, kanë duruar ndotjen e madhe, u janë shkatërruar tokat bujqësore për shkak të mungesës së investimeve.

Për më shumë se 8 vjet banorët e fshatit Perondi në Kuçovë janë përballur me përmbytje, shkatërrim të të mbjellave bujqësore, ndotje e erë të rëndë për shkak të mungesës së kanalizimeve të ujërave të zeza. Banorët kanë ngritur zërin duke protestuar, ndërsa thonë se ndihen të frikësuar se për shkak të ndotjes së lartë që krijon mungesa e kanalizimeve, do të kthehet edhe në burim infeksioni.  

Siç duket edhe nga pamjet kanali o ujërave të zeza është bllokuar i mbuluar me kallamishte dhe me çakull, ndërsa pusetat e dala jashtë funksionit kanë shkaktuar  përmbytje të herëpashershme të banesave të tyre.

“Kjo rruga këtu ku jemi futur është e mbytur, ka 30 pont ujë”, tha një banor

“E kanë në kontratë që ta pastrojnë njëherë në katër vjet, këtu është bërë 8 vjet që nuk kanë vënë dorë fare”, tha një banor.

“Na ka bërë dëm në shtëpi, në tokë, është më infeksion nga kanalet e zeza. Na u prishën të gjitha perimet dhe pemët”, tha një banor tjetër.

Banorët e Perondisë thonë se iu është premtuar nga bashkia se kanali do të pastrohet, por deri më sot nuk është bërë asgjë.

“Ujërat e zeza na futen të gjitha në shtëpi, jam ankuar këtu në komunë, kam shkuar në bashki, do e bëjmë do e bëjmë, e ka shteti për detyrë ta pastrojnë njëherë në katër vjet”, u shpreh banori.

“Pushteti vendor duhet të vejë dorë “, tha banori

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të pushtetit vendor, pasi nga temperaturat e larta të stinës ky kanal është kthyer në burim infeksioni për ta dhe fëmijët e tyre.

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu