Mungojnë punëtorët, pronari i një furre në Tiranë: S’kemi specialistë brumi edhe pse ofrojmë paga të larta

Pas shqetësimit të Shoqatës e Bukës, brumërave e pastiçerive për mungesën e krahut të Punës në këtë sektor, Report Tv bëri një vëzhgim në kryeqytet ku vihet re kërkesë e lartë për punonjës nga bizneset. Në rreth 1/3 e njësive të bizneseve shihen të ngjitura në xham njoftime ku kërkohen punonjës të profileve të ndryshme, kryesisht shitës, kamerier, banakier, specialistë brumi apo pastiçerie.

Report Tv bisedoi me një prej sipërmarrësve që po has vështirësi në gjetjen e punonjësve, pavarësisht pagave të mira që ofron. Në kushtet e mungesës së specialistëve të brumit apo edhe shitësve, ai është i detyruar ta kryejë vetë pjesën më të madhe të punës.

“Si çdo biznes e ndjejmë mungesën e fuqisë punëtore për specialistë. Pagat janë rritur, nuk janë ato që kanë qenë. Unë vetë jam ekonomist, por e menaxhoj, e njoh ngaqë duke qenë 20 vite në këtë fushë e ushtroj nga mungesa e personelit”, tha pronari i një biznesi në Tiranë.

Ndërsa një punëtore pastiçerie e cila ka zgjedhur të punojë në Shqipëri , u bën thirrje të rinjve të mos largohen, pasi pagat janë rritur e kushtet janë të mira.

“Me këtë profesion unë kam 17 vite. Është pak i vështirë, por është i bukur. Këto 2-3 vitet e fundit është ndjerë mungesa e stafit të punës. Të rinjtë kanë ikur jashtë, ndoshta u duket e vështirë, por nuk është i vështirë, është i bukur, art më vete”.

Si zgjidhje për këtë problem shqetësues, Shoqata e Bukës, brumrave dhe pastiçerisë ka menduar negociatat dhe kontratat për rekrutimin e punonjësve nga vendet e lindjes, kryesisht nga India.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 16/09/2023 00:26

    Aq jan nrejt pagat sa 1 rrogë sdel me pagu qeran plus drrita e jo mo të jetosh e të krijosh familje.Shteti tall menderen me kto rrogat mesatare që thot.Qeraja 400-500€ ,tjerat llogaritini vet.Ed Rama apo Sahalja e Bash matematika i kan zgjidh hallet e tyne e se rrujn fort për popllin

    Përgjigju
    • apokalipsus alla albanistan: 16/09/2023 12:27

      albanistani veni i cudirave nje pallat 250 mije eure ne nje kohe qe rrogat sshkojn as 500 euro ne muaj,

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës