Mungon aparati i dializës,70 pacientë
të Korçës “mbesin” rrugës

Mungon aparati i dializës,70 pacientë<br />të Korçës “mbesin” rrugës
KORCE- Plot 70 pacientë nga qarku i Korçës, të cilët jetojnë falë dializës, duhet të bëjnë 3-4 herë në javë rrugën drejt spitalit të Elbasanit ose të Tiranës. Kjo pasi në këtë spital mungon aparati i dializës. Si pasojë të sëmurët duhet të bëjnë kilometra të tëra rrugë çdo javë, për të marrë shërbimin që i mban në jetë. Ndërsa një pjesë tjetër zgjedhin të udhëtojnë drejt Strugës për të marrë këtë shërbim, pasi u bie të bëjnë më pak kilometra rrugë.

Situata pranohet edhe nga drejtori i spitalit të Korçës, Ylli Qirinxhi, i cili thotë se problemi është prezent prej vitesh. Qirinxhi thotë se ka bërë të gjithë përpjekjet për vendosjen e një aparati dialize, por kërkesa nuk është marrë kurrë në konsideratë. Për të gjithë të sëmurët, spitali i Korçës merr përsipër shpenzimet e udhëtimit në spitalet e vendit ku ofrohet ky shërbim.

Por sipas vetë përfaqësuesve të spitalit, paratë që janë harxhuar në vite mund të investoheshin për të blerë një aparaturë të hemodializës dhe specializimin e mjekëve. Ndërsa të sëmurëve do t’u ishte kursyer stërmundimi nga rruga e gjatë, por edhe kostot financiare pasi shoqërohen nga familjarët.
 
Shkrimi u publikua sot (04.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset