Pretenca për 11 të pandehurit u shty për shkak të mungesës së avokatit të njërit prej të pandehurve, Arjan Basha.
Seancat gjyqësore ndaj 11 të akuzuarve se kanë qëlluar me armë ndaj policisë në aksionin anti-kanabis të zhvilluar në vitin 2014 në Lazarat, janë zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Pas pretencës së Prokurorisë dhe mbrojtjes nga avokatët, pritet që Gjykata e Krimeve të Rënda ta përmbyllë këtë proces duke thënë vendimin.
Të pandehurit, mes tyre Gate Mahmutaj dhe djali i tij Vandami kanë pranuar gjykimin e shkurtuar, çka përkthehet në uljen e dënimit me 1/3.
Pas thuajse një vit proces gjyqësorë akuza ka përfunduar hetimet dhe pritej që të bënte publike kërkesën e saj për dënimin e të pandehurve. Të 11-të të pandehurit ishin të pranishëm në seancën e kësaj të mërkure ndërsa gjyqtari Klodian Kurushi vendosi që 2 dhjetori të jetë seanca e rradhës kur dhe do të mbyllet gjykimi i kësaj çështje me konkluzionet e prokurorëve Behar Dibra, Përparim Kulluri dhe Anton Martini.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)